Deklaratë e Partisë Demokratike për zhvillimet e fundit në Maqedoni

 

 

Partia Demokratike po përcjell me vemendje dhe me shqetësim zhvillimet e fundit në Maqedoni, ku prej disa ditësh ka një klimë tensioni deri në shpërthim të dhunshëm ndëretnik. 

Partia Demokratike konsideron se një konflikt i tillë është i dëmshëm për Maqedoninë dhe i papranueshëm për rajonin. 

Këto zhvillime shqetësuese shkojnë në të kundërt të aspiratës dhe vlerave të integrimit europian. 

Bashkëjetesa etnike dhe toleranca është rruga të cilën rajoni duhet të ndjekë dhe jo e kundërta. Kjo e vërtetë është jetike në mënyrë të veçantë për Maqedoninë. Integrimi euroatlantik dhe bashkëjetesa etnike janë simbiozë e pashmangshme për ekzistencën dhe të ardhmen e këtij shteti. 

PD i bën thirrje forca të sigurisë Maqedonase, të vetpermbahen në kufijtë e zbatimit të ligjit. 

Ne u kërkojmë gjithashtu protestuesve të vetëpërmbahen dhe të shpalosin me dinjitet qytetar kërkesat e tyre. 

Zgjidhja e vetme e sigurtë dhe e qëndrueshme është ajo përmes dialogut. 

Ne të gjithë e dimë se natyra e tensioneve në Maqedoni është etnike dhe politike dhe si e tillë e vetmja rrugë për zgjidhjen e saj është ajo e dialogut. Futja e çdo elementi tjetër në konflikt si ai fetar është jashtë realiteti dhe ngjan një artific propogandistik falls e i sajuar.