Halimi: “Dhuna ndaj opozitës e vë demokracinë në rrezik. Procedurat janë të qarta, kemi besim se Prokuroria do të jetë në nivelin e duhur për të ushtruar detyrën”
Sot depozituam në Prokurorinë e Përgjithshme dy kallëzime penale për dhunën e ushtruar në Parlament nga deputetët Ndoka dhe Ndreu, ndaj Sekretarit të Grupit z Strazimiri si dhe kallëzimin penal ndaj deputet Ndoka, i cili ka kërcënuar zëdhënësen e Partisë Demokratike, znj. Vorpsi. Sigurisht diskutuam bashkë me Prokurorin e Përgjithshëm dhe kërkuam prej tij hapa të shpejtë dhe efikasë në mënyrë që të fillojë sa më shpejtë hetimi ndaj agresorëve dhe që institucionet në Shqipëri të funskionojnë. Eshtë ekzistenciale funksionimi i institucioneve të pavarura në Shqipëri në mënyrë që demokracia të jetë funskionale, në mënyrë që shteti ligjor dhe ligji të sundojë në Shqipëri dhe të mos sundojë dhuna dhe të mos sundojë arbitrariteti dhe të mos funksionojë mbyllja e gojës së opozitës. Kjo për opozitën është thelbësore dhe ne shpresojmë dhe besojmë se Shqipëria nuk është 100 vite prapa. Shqipëria është vend anëtar i NATO-s ku drejtësia dhe institucionet janë ato që mundohen dhe bëjnë punën e tyre për të funskionuar demokracia ndryshe demokraci nuk mund të ketë, ndryshe, kur fjala e lirë i zihet opozitës, kur dhuna shkëmbehet me fjalën e lirë, kur dhuna shërbehet për ti mbyllur gojën opozitës, atëhere demokraci në vend nuk mund të ketë, demokracia është në rrezik. Ndaj dhe shpresojmë që Prokuroria të kryejë detyrën e vetë kushtetuese dhe institucionale duke vënë autorët përpara përgjegjësisë dhe ligjit. Vetëm në këtë mënyrë kuptohet se funksionon demokracia në një vend demokratik.
Pyetje: Çfarë garancie morët nga z.Llalla sepse hetimet në rastin e z.Prenga me z.Strazimiri, procesi nuk ka nisur akoma?
Eshtë detyra e Prokurorisë. Akti që ne bëmë sot është depozitimi i kallëzimit. Procedurat janë të qarta. Në një shtet demokratik procedurat janë të qarta, funksionet janë të qarta dhe besoj se do të jetë në nivelin e duhur Prokuroria dhe sistemi i drejtësisë.
Pryetje: Z Halimi, a keni denoncuar me emra konkretë?
Po me emra konkretë. Të kallëzuarit janë ata që njeh media. Janë deputetët Ndoka dhe Ndreu të cilët të dy kanë ushtruar dhunë në ambjentet e parlamentit dhe pastaj edhe deputeti Ndoka kallëzim për kërcënimin që ka bërë.