Zëdhënësja Vorpsi denoncon mashtrimin me të përndjekurit, humbjen e vendeve të punës, vetëvrasjet nga arbitrariteti i qeverisë dhe varfërinë që po rrënon shpresën
Rrëfimi i sotëm i Edi Ramës për 300 ditët e punësimit dhe mirëqënies nuk e shpëton dot atë nga mëkati i mashtrimeve të përditshme.
Rrëfimi nuk e shpëton dot Edi Ramën nga përgjegjësia që ai ka për 6 të vetëvrarë për pushim të padrejtë nga puna.
Ai me politikat e tij është përgjegjës për humbjen e mbi 30 mijë vendeve të punës në këto 300 ditë.
Rrëfimi i sotëm nuk e fsheh dot faktin se në këto 300 ditë është dyfishuar numri i azilkërkuesve shqiptarë në vendet e BE-së, një tregues i humbjes së shpresës.
Edi Rama qëndron sot pas 300 ditëve në krye të mashtrimeve për shpërblimin financiar të ish të përndjekurve politikë.
Varfëria është ulur këmbëkryq, kaos me skemën e pensioneve dhe personat me aftësi të kufizuar cdo ditë e më shumë po marrin me vonesë pagesën e papunësisë.
Të gjitha këto mëkate nuk shlyhen dot me një rrëfim suksesesh imagjinare.