Prononcim për mediat i Kryetarit të Komisionit Parlamentar të Medias dhe Edukimit, Genc Pollo

 

 

 

 

Dje, Edi Rama nuk foli për arsimin, as për çështjet e tij, as dha ndonjë vizion për arsimin. Ai foli vetëm për tradhëti kombëtare, për shpallje lufte e gjendje të jashtëzakonshme. Dhe besoj se kjo është pasqyrimi i gjendjes së jashtëzakonshme në mendjen e Kryeministrit i cili mendon se Shqipëria ka filluar me atë vitin zero si kryeministër, dhe që ai vazhdon të përdorë të njëjtën gjuhë të papranueshme ndaj opozitës. Kjo është e reja, por edhe përkundjet profesorëve dhe studentëve, përkundrejt nxënësve dhe mësuesve, duke i fyer e duke i quajtur injorantë. E reja është pikërisht kjo se edhe pas një viti kryeministër, Edi Rama nuk është pjekur në detyrën e tij, për të lënë pas një gjuhë urrejtje, një gjuhë nihiliste. Ndërsa sa për propozimet që u paraqitën duket qartë se shquhen për tipare minimaliste, negativiste por edhe monopoliste, aty ku qarkullojnë para. Dhe besoj që edhe këto gjysëm koncepte do të diskretitohen më tej gjatë debatit publik që do të vijojë, edhe më shumë seç janë diskretituar nga debatet publike që kanë bërë stafet akademike deri tani. 

Konkretisht z. Pollo ku janë minimaliste këto koncepte? 

Jo vetëm gjuha e urrejtjes që Edi Rama përdor ndaj profesorëve, studentëve, mësuesve dhe nxënësve është e papranueshme, jo vetëm në opozitë por është 10 herë më e papranueshme kur ke 1 vit kryeministër. Kohë e mjaftueshme për secilin aguridh që të piqet. Por edhe konceptet e paraqitura janë minimaliste dhe janë monopoliste. Nuk janë për një konkurencë të lirë apo me fitoren e meritës me përmirësimet që çdo qeveri e ditës ka detyrën dhe përgjegjësinë për ta bërë, por janë për kthim tek e shkuara, tek bataku i librit shkollor, tek kufizimi i të drejtës së studimit dhe tek minimalizimi i treguesve arsimorë që një vend si Shqipëria duhet të rriten shumë më tej. Dhe ky ka qënë plani strategjik i mëparshëm i duartrokitur jo vetëm brenda vendit, jo vetëm nga përfaqësuesit e së majtës por dhe nga eskpertë ndërkombëtar me reputacion. Megjithatë këto janë çështje që do të debatohen në vijim dhe këto koncepte negativiste, hihiliste, do të diskretitohen më shumë gjatë këtij debati dhe shpresoj që të mos zënë rrënjë në arsimin shqiptar.