Deputetja Tabaku denoncon dështimin e qeverisë më cështjen e pronave që po u kushton shtrenjë taksapaguesve shqiptarë
Deklarata që bëri Kryeministri me 7 qershor, si një fitore e madhe dhe historike e qeverisë, nuk qëndron.
E vërteta është se Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut nuk i ka dhënë, jo një vit, por asnjë ditë kohë qeverisë për zgjidhjen e cështjes së pronave.
Kështu që, pronat kanë zënë vend në listën e dështimeve të 300 ditëve të kësaj qeverie.
Edhe pse është në praktikën e GJEDNJ-së që në rastet e vendimeve pilot, Shteteve u jepet mundësia për një shtyrje 6 mujore deri në një vjeçare, për më tepër që ka dhe një ndryshim të qeverive në rastin tonë, kjo nuk ka ndodhur.
Nuk ka ndodhur, sepse, Qeveria ka qenë aq jo serioze me performancën e radhës sa Gjykata nuk i ka dhënë asnjë mundësi shtyrje qoftë edhe për një ditë.
Gjykata europiane e te Drejtave te Njeriut pasi shqyrtoi Plan –Veprimin e pronave të paraqitur nga Qeveria, vendosi jo vetëm të mos merrte në konsideratë kërkesën per shtyrjen 1 vjecare por madje ka shprehur shqetësimin e saj se gjatë viti të fundit, nuk është bërë përpjekja më e vogël në lidhje me zbatimin e vendimit pilot, të Rezolutës së Ndërmjetme të Qershorit 2013.
Gjykata veren se masat e parashikuara në Plan Veprimin e paraqitur nga Qeveria nuk sjellin asnjë risi dhe nuk përmbajn asnjë masë të ndryshme nga ato të parashikuara në Strategjinë e Pronës të vitit 2012 apo në Plan Veprimin e vitit 2011. Plan Veprimi i paraqitur së fundi, për më tepër nuk tregon se cili është mekanizmi efektiv i ndërtuar për të bërë të mundur zbatimin e vendimit pilot. Në këto kushte, Gjykata ka vlerësuar se: “Nuk do të ishte në interes të administrimit të drejtë të drejtësisë shtyrja e afatit për trajtimin e kërkesave të reja, apo të kërkesave që janë lënë pezull nga Dhjetori i vitit 2012”.
Kjo do të thotë që Qeveria ka dështuar të bindë Gjykatën me Plan Veprimin.
Kjo do të thotë se Kryeministri ka mashtruar publikisht me cicërimën e 8 qershorit.
Në të vërtetë, qeveria ka faktuar se është e pabesueshme në planet e saj pasi një nga vendimet e para në cështjen e pronave ishte heqja e fondit prej 18. 000 ha në dispozicion për kompensimin fizik, dhe vënia në dispozicion e këtij fondi për tu dhënë me qera, cka rrit faturën financiare që do ta paguajnë qytetarët e vendit.
Pra me pak fjalë, zgjidhja e cështjes së pronave nuk është në axhendën e kësaj qeverie.
Në axhendë janë koncesionet dhe favoret klienteliste.