Zëdhënësja Vorpsi denoncon arrogancën e qeverisë që shkaktoi dy vetëvrasje në Gjirokastër

 

 

 

Dy kryefamiljarë kanë vrarë veten dy ditë më parë në Gjirokastër, pas pushimit të padrejtë nga puna.

Arroganca e qeveritarëve, mori jetën e 54 vjeçarit, Piro Njocko, baba i dy fëmijëve.

Arroganca e qeveritarëve, mori dhe jetën e 47 vjeçarit Muharrem Majko, i cili shërbente si infermier prej më shumë se 24 vitesh në urgjencën e qytetit.

Familjarët dhe të afërmit tregojnë se dy të vetëvrarët kanë kaluar një periudhë të vështirë ekonomike pas largimit nga puna dhe kjo i ka çuar në dëshpërim, deri në vetëvrasje.

Dy të vetëvrarët janë viktima të qeverisë, të arrogancës së saj të pashoqe. 

Arrogancë që është bërë fytyra e zyrtarëve nga Tirana në Gjirokastër e kudo në Shqipëri.

Partia Demokratike ngushëllon të afërmit e viktimave dhe dënon aktet antinjerëzore të qeverisë që po nxjerr në rrugë punonjës të përkushtuar e me vite të tëra pune, duke mos marrë në konsideratë krizën që shkakton tek ata dhe familjet e tyre.