“Kryeministri Rama dhe Ministri i Jashtëm kanë deklaruar me të madhe që arritja më e rëndësishme e këtyre 10 muajve në fushën e politikës së jashtme është depolitizimi i shërbimit tonë diplomatik dhe vendsoja e tij në baza të vlerave dhe meritokracisë. Në fakt në këtë konferencë të organizuar me trupin tonë diplomatik ka pasur vetëm një mesazh dhe ai mesazh ka qënë politik nga fillimi deri në fund.
Përpara fillimit të kësaj konference ne u njohëm me përjashtimin e paprecedentë e të pa ndodhur më parë të 3 ambasadorëve tanë, ambasadorit tonë në Romë, në Londër dhe në Sarajevë. Një akt që nuk ka asnjë shpjegim publik. Tre ambasadorë që kanë të gjitha atributet, kredenciale, marrin rrogën dhe përfaqësojnë Shqipërinë, përjashtohen si një akt hakmarrje politike. Ky është mesazhi i parë politik. E dyta, çfarë mesazhi i jepet parnerit tonë stratëgjik Italisë, çfarë mësazhi i jepet Londrës dhe vendeve të tjera nga Shqipëria me akte të tilla që ne zhvlerësojmë përfaqësimin dhe imazhin e vendit tonë. Mesazhi politik i kësaj konference vijoi dje me fjalën e kryeministrit që në hyrje të fjalës së tij në paragrafin e parë. Z Rama akuzoi e kritikoi trupin tonë diplomatik që në të kaluarën kur ai ishte në opozitë kanë dëmtuar imazhin e opozitës shqiptare. Kjo deklaratë nga kryeministri i vendit tregon se ai është i vetëdijshëm së ka një problem me imazhin e tij në Europë dhe përpara syve të parnerëve tanë. Por kjo nuk vjen nga qendrimi i trupit tonë diplomatik por vjen nga akte të z Rama gjatë kohës që ishte në opozitë. Dëshiroj të sjell edhe njëherë në kujtesën tuaj qendrimin e tij për bllokimin e statusit të vendit kandidat duke mos miratuar 3 ligje, një qendrim i njohur nga të gjithë parnerët tanë europianë. Qendrimin e z Rama dhe përfaqësuesve të tjerë të lartë të Partisë Socialiste për liberalizimin e vizave me deklarata që 1 milionë shqiptarë do kalojnë kufinjtë por edhe deklarata dhe akte të tjera të ndërmarra gjatë asaj kohe për të penguar liberalizimin e vizave. Pra janë këto qendrime që kanë dëmtuar imazhin e z Rama dhe jo ambasadorët tanë. Në asnjë rast Z Rama në opozitë nuk ka njoftuar misionet tona, dhe siç është sjellur dje me ambasadorët dhe ambasadat sillet sot që është në qeveri. i ka përjashtuar nga çdo normë dhe rregull normal i sjelljes, nga çdo komunikimi normal i Tiranës dhe përfaqësive tona, ambasadorët nuk shoqërojnë më as zyrtarët e lartë të shtetit shqiptar dhë as partnerët kur vijnë për vizitë në Shqipëri. E treta, e kundërta ka ndodhur jo depolitizim i trupit diplomatik por politizim i skajshëm në vetëm 10 muaj. Nga 15 kandidatura që kanë sjellë për ambasadorë në këto 10 muaj më shumë se gjysma janë politik dhe jashtë sistemit të karrierës. Pra ky është qendrimi i z Rama dhe i z Bushati ndaj shërbimit tonë diplomatik politizimi dhe klientelizimi i tij”.