Deklaratë e deputetit, Eduard Halimi

 

 

 

 

Deri me tani u kemi faktuar shqiptarëve se marreveshja e qeverisë Rama me kompaninë CEZ as është firmosur në mungesë të plotë të transparences, si dhe ne kundërshim të plotë me ligjin dhe interesin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. 

Nëpërmjet kësaj marreveshje iu falen CEZ 500 milionë euro të papaguara, u falën 3 miliardë USD dëme të shkaktuara shtetit, dhe për më tepër, do t’i paguhen CEZ 95 mln euro, një faturë e kripur që do të dalë nga xhepat e cdo shqiptari që do të jetë i detyruar të paguajë të paktën 1.1 milionë lekë. 

Shqiptarët do ta ndjejnë marrëveshjen që ka bërë qeveria me CEZ kur të shkojnë në sportelet e energjisë, ku do të detyrohen të paguajnë cdo muaj më shumë para, vetëm e vetëm se Edi Rama bëri një pazar të fshehtë e kriminal me kompaninë ceke.

Sot duam të bëjmë me dije se përvec skandalit financiar dhe politik, me anë të kesaj marreveshjeje, i është dhënë amnistia e plote te gjithë punonjesve të CEZ, nga pozicioni me i larte deri tek me i ulti, për abuzimet e shperdorimet e renda me detyrën. Marrëveshja është një amnisti mbi evazionin fiskal të dëshmuar tashmë, mbi mashtrimet me bilancin e kompanise dhe bërjen e pagesave të paligjshme. 

Raportet ndërkombëtare certifikojne faktin se është abuzuar financiarisht nga ana e CEZ, se riparimet dhe mirembajtja e rrjetit i është shitur shqiptareve si investim në rrjet. Por keto investime, sipas raportit nuk u bënë kurre, ndersa shqiptaret paguanin faturat e larta të energjisë elektrike.

Raporti flet gjithashtu për pagesa fiktive të bëra në menyre të jashteligjshme nga CEZ shperndarje tek CEZ-as, në një shume minimalisht 5 milionë euro, duke i kerkuar qeverise shqiptare të hapë sa më parë nje hetim dhe të rikuperoje keto pagesa. 

Raportet flasim në të njëjtën kohe për pagesa të cilat u jane bërë kompanive offshore, të regjistruara në parajska fiskale, duke hedhur hije të fortë dyshimi mbi ligjshmerine e ketyre operacioneve. Edhe ne kete rast rekomandohet nje hetim profesional. 

Në vitin 2012, CEZ Shperndarje humbi në gjykate tre ceshtje te njepasnjeshme gjyqësore kundër Drejtorise te Pergjithshme te Tatimeve. Gjykata, ne te treja rastet eshte shprehur se gjobat e vendusura nga ana e organeve tatimore, kane qënë të drejta, duke i konfirmuar penalitetet. Por marreveshja e miratuar nga maxhoranca i fal këto gjoba, duke dale mbi vendimin e gjykatave. 

Por ka edhe me: në datë 24 korrik 2013, Avokatura e Shtetit ka depozituar një kallëzim penal nr. 526/34 prot, në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë (Seksioni i Task Force) për vepra penale që dyshohen se janë kryer nga CEZ Shpërndarje dhe/ose drejtuesit e saj. Por perseri, marreveshja në fjalë i jep imunitet të plotë punonjesve të CEZ, për cdo  shkelje administrative apo/dhe veper penale te bere ne Shqiperi, pavaresisht se keto veprime kane sjelle demtim te interesave te shtetit shqiptar, vjedhje e shperdorim te parave te taksapaguesve shqiptare, pavaresisht se ato perbejne veper penale. 

Vecanerisht, do t’i kujtojmë opinionit publik, ndërprejen e qellimshme të energjisë elektrike nga ana e CEZ, për ujesjellsat e disa qyteteve kryesore në verën dhe dimrin e 2013, duke lënë pa ujë zona të tëra turistike te Shqiperise;  mosfurnizimin e qëllimshëm me energji elektrike te shqiptareve në festat e fundvitit 2013, duke lënë bashki dhe komuna, për javë të tëra, në menyrë të qëllimtë, pa energji elektrike.

Por, marreveshja për të cilen Rama është kaq shumë krenar, u garanton faljen punonjësve dallkauke të CEZ, pavaresisht se cfare veprimesh ata kanë bërë ata kundër shqiptareve, e kundër ligjit. 

Partia Demokratike i bën të ditur sot opinionit publikut, se nuk ka për të pasur falje për askënd që ka shkelur ligjin, ka shpërdoruar detyrën, dhe që i ka kushtuar familjeve dhe ekonomisë së vendit me dëm me keqadministrimin që i është bërë CEZ. Ne do të ndjekim cdo hap ligjor që të bëhet drejtësi për marrëbveshjen skandaloze të qeverisë me CEZ që është vjedhja e shekullit.