Kryetari i Partisë Demokratike takohet me kreun e misionit te FMN për Shqipërinë Nadem Lahi

 

  

 

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha takoi sot kreun e misionit të FMN në Tiranë, Nadem Lahi, dhe bisedoi me të mbi gjëndjen e ekonomisë në vend.

Z.Basha shprehu shqetësimin e Partisë Demokratike për përkeqësimin e parametrave të ekonomisë shqiptare, për gjëndjen e rëndë ekonomike të cdo familjeje e cdo qytetari dhe dhe për mungesën e transparencës mbi këtë realitet.

“Eshtë një gjendje e dëshpëruar, parametrat e së cilës shihen qartë edhe nga shifrat e publikuara nga qeveria por që ndihen në tavolinën e çdo familje shqiptare, në xhepat e çdo shqiptari dhe në pasigurinë e madhe që ka kapluar çdo qytetar, që nga të papunët, prespektiva e të cilëve për të siguruar një vend pune është më e zbehtë se kurrë, tek të punësuarit që kanë pasiguri për të sotmen dhe të nesërmen, tek investitorët të cilët janë nën presionin e vazhdueshëm të një retorike fashiste e cila ka ndjellë frikë dhe panik në çdo sektor të ekonomisë siç ishte edhe deklarimi absurd, i paligjshëm, antikushtetues, kriminal i qeverisë dje, që jo vetëm do të ngrijë planet urbanistike të miratuara sipas ligjit, por nuk do të njohë as lejet e dhëna në mënyrë ligjore, që është fryma e fundit e terrorit dhe e frikës që fryhet në një sektor të veçantë të ekonomisë, pasi çdo sektor tjetër ka vuajtur dhe po vuan arbitraritetin fiskal dhe terrorin e një ekzekutivi arbitrar”, u shpreh Basha

Sipas Bashës ky është realiteti dhe transparenca e këtij realiteti është shumë e rëndësishme. 

“Në këtë kuptim cdo kush që hesht dhe legjitimon këto gënjeshtra, mohon këtë transparencë, është bashkëfajtor në këtë krim të pashembullt që është rrënimi i përditshëm i ekonomisë shqiptare, i mirëqenies së shqiptarve, i punësimit të shqiptarve, i interesave të tyre të përditshme, i kafshatës së gojës”, nënvizoi z.Basha. 

Kryetari i Partisë Demokratike tha se rënia e vazdueshme e nivelit të kreditimit të ekonomisë është tregues i tkurrjes, dhe sot kreditimi është 1.5 më i ulët, krahasuar me një vit më parë. Tregues shqetësues është edhe rritja e deficitit tregtar, si në nivel vjetor ashtu edhe mujor.

Z.Basha u ndal tek zëri TVSH, ku mbledhja e saj ndonëse reklamohet nga qeveria si sukses, përvec faktit që rezulton që për muajin korrik 2014 të jetë rreth 7 milione dollarë më i ulet sesa plani,  rezulton të jetë edhe më i ulët sesa e korrikut të një viti më parë.

Basha tha se cdo parametër i ekonomisë është në rënie, rritje kanë njohur vetëm borxhet, ku huamarrja e brendshme është 15 milionë dollarë më e lartë sesa ajo e vitit të kaluar, ndërkohë që investimet publike rezultojnë 200 milionë dollarë më pak sesa viti i mëparshëm.

Duke trajtuar cështjen e vjedhjes së parave në Bankën e Shqipërisë, Basha theksoi se opozita nuk e ka përdorur këtë për kapital politik, pasi interesi i saj madhor është interesi i shqiptareve dhe stabiliteti i Bankes Qendrore. Por, ajo që shqetëson opoziten shqiptare është fakti që është  qeveria që po e perdor rastin për perfitime politike, dhe për të vënë nën kontrolln politikën monetare në vend, për të vënë nën kontroll sistemin bankar.

Kryetari i Partisë Demokratike shprehu shqetësimin për mungesën e transparencës që ka treguar qeveria me marrëveshjen që ka bërë me kompaninë CEZ, akt që do t’u kushtojë rëndë shqiptarëve dhe xhepave të tyre me rritjen e cmimit të energjisë elektrike. 

 

Prononcimi i plotë i Kryetarit të Partisë Demokratike për mediat, pas takimit me kreun e misionit të FMN

 

Sapo përfunduam një takim me misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar në Tiranë që është në vazhdën e kontaktit të vazhdueshëm që opozita mban me Institucionet Ndërkombëtare. Temë e diskutimit ishte shqetësimi i jashtëzakonshëm i Partisë Demokratike për gjendjen e ekonomisë shqiptare, indikatorët, treguesit e botuar nga vetë qeveria, pavarësisht rezervave që ne kemi për vërtetësinë e këtyre të dhënave, tregojnë se në të gjithë sektorët kemi përkeqësim. Kreditimi ka një rënie prej 1.5% për 12 mujorin e fundit krahasuar me 12 mujorin paraardhës. Investimet publike të qeverisë kanë një rënie prej 200 milion dollarësh. Në pikiatë janë edhe shifrat e performancës së qeverisë, vetëm në korrik kanë mbledhur 7 milion dollarë më pak se sa e kanë planin, për tatimin mbi vlerën e shtuar, dhe  5 milion më pak se korriku i vitit 2013, që siç e dini ishte muaji i parë i tranzicionit politik. Rritja e vetme që konstatojmë janë borxhet, kreditë që qeveria po merr, dhe borxhi që po merr në tregun e brendshëm, duke shtyrë në qoshe investitorët privat, apo më mirë të themi në kurriz të biznesit shqiptar ku ka marrë deri tani afro 200 milionë dollarë. Po çfarë po bën me këto para? Çfarë po bën me huatë që po merr në tregun e brendshëm dhe të jashtëm? Investime publike ka financuar 200 milion dollarë më pak se sa viti i kaluar. Borxhe ka larë më pak. Ka krijuar borxhe të reja, vetëm në sektorin energjitik 43 milion euro. Eshtë një gjendje e dëshpëruar, parametrat e së cilës shihen qartë edhe nga shifrat e publikuara nga qeveria por që ndihen në tavolinën e çdo familje shqiptare, në xhepat e çdo shqiptari dhe në pasigurinë e madhe që ka kapluar çdo qytetar të Republikës së Shqipërisë, që nga të papunët, prespektiva e të cilëve për të siguruar një vend pune është më e zbehtë se kurrë, tek të punësuarit që kanë pasiguri për të sotmen dhe të nesërmen, tek investitorët të cilët janë nën presionin e vazhdueshëm të një retorike fashiste e cila ka ndjellë frikë dhe panik në çdo sektor të ekonomisë siç ishte edhe deklarimi absurd, i paligjshëm, antikushtetues, kriminal i qeverisë dje, që jo vetëm do të ngrijë planet urbanistike të miratuara sipas ligjit, por nuk do të njohë as lejet e dhëna në mënyrë ligjore, që është fryma e fundit e terrorit dhe e frikës që fryhet në një sektor të veçantë të ekonomisë, pasi çdo sektor tjetër ka vuajtur dhe po vuan arbitraritetin fiskal dhe terrorin e një ekzekutivi arbitrar. Ky është realiteti dhe transparenca e këtij realiteti është shumë e rëndësishme. Në këtë kuptim cdo kush që hesht dhe legjitimon këto gënjeshtra, mohon këtë transparencë, është bashkëfajtor në këtë krim të pashembullt që është rrënimi i përditshëm i ekonomisë shqiptare, i mirëqenies së shqiptarve, i punësimit të shqiptarve, i interesave të tyre të përditshme, i kafshatës së gojës.

 

Pyetje: z.Basha, do merrni pjesë në Parlament në sesionin e ri të Kuvendit?

Ka një vendim të grupit parlamentar të Partisë Demokratike i cili është vendim në fuqi dhe është i padiskutueshëm deri sa të ketë një vendim tjetër.

Pyetje: z.Basha, a ishte vjedhja në Bankën e Shqipërisë fokusi i takimit me përfaqësuesit e FMN-së?

Sigurisht. Sigurisht që ishte.

Pyetje: Cili ishte mendimi i tyre?

Vjedhja e ndodhur në Bankën e Shqipërisë është një skandal i papranueshëm i cili na ka shqetësuar jashtëmase si opozitë. Natyrisht nuk kemi rendur ta kapitalizojmë politikisht dhe kjo për një arsye fare të thjeshtë

; sepse besojmë, jemi të bindur se në qoftëse përmes kapitalizimit politik rrënojmë besueshmërinë e politikës monetare shqiptare, rrënojmë besueshmërinë e sistemit bankat shqiptar, s’mbetet më asnjë tullë mbi të cilën të ngrihet godina e sigurisë ekonomike për sot dhe për nesër. Siç e keni parë, kjo nuk e ka frenuar qeverinë që ta kthejë këtë në një lojë për përfitim politik, me qëllimin e vetëm kapjen e Bankës së Shqipërisë dhe vënien e saj nën kontroll politik. Do të thotë vënien nën kontroll politik të politikës monetare shqiptare, të politikës bankare shqiptare nga një maxhorancë e papërgjegjshme. E ndava me përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar, se kjo, do të ishte një tragjedi e përmasave të papara dhe të padëgjuara dhe që do të shkaktonte një shkatërrim të shpejtë dhe final të çdo sigurie bankare tek investitorët shqiptarë, tek ekonomia shqiptare. Natyrisht ka dhe duhet të ketë një hetim të plotë për të nxjerrë përgjegjësitë për këtë ngjarje të rëndë. Por dëmtimi i besueshmërisë së sistemit financiar shqiptar do të ishte një krim, një krim që do të rëndonte mbi shpatullat e qytetarëve shqiptarë në mirëqënien e tyre dhe gjyrmët e këtij krimi do të jenë mbi duart e atyre që e shfrytëzojnë këtë çështje të rëndë për kapital politik.

Pyetje: Z, Basha cili është komenti juaj në lidhje me skandalin ku është përfshirë deputeti Kokëdhima?

Oligarkia, pasi ka kapur me shpejtësi pushtete që nuk u takojnë, në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin, tani është në një proces të shfrenuar të shijimit të fruteve të pushtetit ilegjitim. Ajo që pamë në rastin e deputetit Kokëdhima është përfaqësuese dhe treguese në terren e asaj  që shohim ditë për ditë nga pushteti. E shohim se si pushteti e frymëzon këtë sjellje, këtë perversitet, përmes jo dënimit por promovimit të krimit, të figurave kriminale. Vetëm para 3 ditësh denoncuam se si një trafikant i kapur në disponim të 200 kg heroinë është emëruar në Lojërat e Fatit. Por kemi denoncuar me dhjetra raste të tjera në administratë. Ndërkohë që arsyeja kryesore e ndëprerjes së marrëdhënieve me Kuvendin e Shqipërisë është prania aty e personave të dënuar për krime monstruoze si prostitucioni, si pengmarrja. Këta persona nuk janë aty rastësisht. Janë aty sepse kryeministri u ka hapur derën, pasi ka shkelmuar dy zonja për Arben Ndokën, u ka hapur derën që ti përdorë si topuz kundër fjalës së lirë në Parlament dhe në veçanti kundër opozitës. Kjo është gjendja në të cilën ndodhet Shqipëria. Skandali pervers në zyrën e Sarandës që nuk është i vetmi, të tjerë po dalin dhe do të dalin në dritë, cka janë treguesi i degjenerimit të plotë moral të kësaj maxhorance nga koka deri tek bishti. Peshku ka filluar të qelbet nga koka.