Deklaratë e Partisë Demokratike
Përpjekja për ti mbyllur gojën opozitës me dhunë dhe me kërcënime për jetën, është një nga ngjarjet më të rënda që kanë ndodhur në demokracinë tonë.
I tillë ishte akti banditesk në parlament 36 ditë më parë.
Edi Rama tenton ta relativizojë e minimozojë këtë zhvillim, duke heshtur.
Hesht Edi Rama edhe kur publikisht mësohet se deputeti i tij, instrumenti i dhunës që ai përdor në parlament, rezulton me fakte e dokumenta, si i dënuar për trafik prostitucioni e rrëmbim personi.
Por sa më shumë hesht Rama për dhunën ndaj opozitës, dhe për provat e inkriminimit të parlamentit, aq më shumë rriten përmasat e këtij skandali.
Edhe më skandaloze bëhen këto përmasa, kur dihet se Kryeministri ishte porositësi i dhunës, dhe Kryeministri bëri cdo gjë që ta pasur në parlament Arben Ndokën.
Partia Demokratike nuk do të lejojë vendosjen e këtij regjimi, ku sipas Edi Ramës është normale që të dënuarit për prostitucion dhe rrëmbim personi të bëhen deputetë.
Ne nuk do të lejojmë që të instalohet standardi i Edi Ramës, sipas të cilit dhunimi dhe kërcënimi me jetë i opozitës është një gjë normale.
Qytetarët duan reagim dhe transparencë.
Ndaj ne do të denoncojmë cdo ditë, kriminalizimin që Edi Rama po i bën zyrave të shtetit dhe Parlamentit.