Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit u përpoq dje të kompensonte mungesën e qeverisë, me një dalje mediatike propagandistike, për sukseset e mëdha me rendin dhe sigurinë.
Por gjatë kohës që numëruesi i parë i votave për Partinë Socialiste lexonte shifra që nuk e bindnin as atë vetë, një lajm nga Shkodra ia hodhi poshtë të gjitha arritjet.
Një polic u grabit, iu morën paratë dhe arma e shërbimit, pikërisht në kohën që numëruesi i parë i votave të Partisë Socialiste, Didi, shpallte rezultatet e punës së tij. Dhe pak ditë më parë, një tjetër polic në Tiranë, u grabit dhe u carmatos në mes të ditës.
Grabitja dhe carmatosja e policëve në mes të ditës, është treguesi real i gjëndjes së përkeqësuar të rendit, dhe rënies së autoritetit të Policisë së Shtetit, për shkak të politizimit të saj, dhe largimit masiv të profesionistëve.
Deklaratë e koordinatores për mediat, Silvi Bardhi, 13 Gusht 2014