Deklaratë e deputetit Aldo Bumçi

 

 

 

 

 

 

Marrëveshja e maxhorancës me kompaninë CEZ iu servir opinionit publik si kamardarja e shpëtimit të sistemit elektroenergjetik.

Kryeministri dhe ministrat e tij bënë “be dhe rrufe” se kjo marrëveshje bënte që sot e tutje, punët në sektorin strategjik të energjisë të ecnin si mos më mirë.

E vërteta është krejt ndryshe.

Burime serioze nga kompania lajmërojnë se shqiptarët do të duhen të përgatiten për një dimër shumë të vështirë, do të paguajnë fatura më të larta dhe aforfe të energjisë elektrike, do të paguajnë për konsum më të lartë të energjisë, edhe pse nuk kanë konsumuar atë dhe do të jetë shumë e veshtirë të ankimohen, edhe pse mund të kenë të drejtë të apelojnë. Kjo është direktiva e qeverisë.

Punonjësit e CEZ, sot me emrin OSHEE, kanë marrë urdhëra politikw nga lart që të mos faturojnë më pak se 200 kw/orë në fshat, edhe pse banorët e fshatit përgjithësisht shpenzojnë mjaft më pak, të mos faturojnë më pak se 200 KW/orë në ato banesa, në fshtat edhe në qytet, ku nuk banon njeri, dhe ku sipas tarifave të miratuara nga ERE, duhet paguar vetëm 340 leke/muaj.

Për biznesmenët e vegjël vijnë “supriza” të tjera. Pavarësisht llojit të biznesit, mikro apo të vogël, sezonal apo jo, biznesi nuk do të paguajë më pak se 500 kw/orë, pavarësisht sa I lexon matësi.

Për të gjithë ju qytetarë që doni të ankoheni, përgatituni të mos ju dëgjojë askush në sportelet e kompanisë, sepse urdhëri është që t’ju sorollasin, mos t’ju lënë të bëni asnjë ankimim, edhe pse jeni plotësisht në të drejtën tuaj. Por ajo që i vëdamkwn menaxhimit rilindast ish-CEZ, është fakti se nëse vula e matësit tuaj dëmtohet, qoftë edhe pa dijeninë tuaj, familiarët do të faturohen me 800 KW/orë, dhe bizneset me 1500KW/orë.  Një abuzim i turpshëm ky!

Me pak fjalë, OSHEE e sotme të kujton plotësisht CEZ-in e djeshëm!

Kwto udhëzime politike janë dhënë pikërisht nga ata që dhanë urdhër të nënshkruhet marrëveshja me CEZ, edhe pse pa transparencë, fshehtazi dhe në dëm të interesave të shqiptareve. Jo vetëm që s’kanë dryshuar asgjë me nënshkrimin e kwsaj marrëveshjeje, por për të mbajtur në kwmbë kompaninë e OSHEE, ish-CEZ-in, të gjithë ne do të duhet të paguajmë për kokw  1.1 milionë lekw.

Jemi I vetmi vend që kemi falur 500 milionë euro fatura të pranuara dhe të papaguara, dëme deri në 3 miliarde usd, dhe sikur të gjitha kwto mos ishin mjaftueshëm, do të paguajmë edhe 95 milionë euro të tjera, atyre që vodhën dhe masakruan sistemin e energjisë elektrike.

E pra, kjo marrëveshje ka krijuar një grope kaq të frikshme sa që rilindasit e ish-CEZ, sot OSHEE, do të ngarkojnë në kurrizin e çdo qytetari, të të gjithë konsumatorëve të energjisë, fatura aforfe, fatura më të larta, energji më të lartë dhe shërbim gjithmonë e më të mangët.

Kjo është e vërteta e marrëveshjes së kwsaj qeverie, e cila e ka zgjedhur të kwnaqë kompaninë që dje vodhi Shqipërinë dhe shqiptarët në kurriztëShqipërisë dhe shqiptarëve.