Deklaratë e deputetit Arben Ristani

 

 

Pikërisht në kohën kur propaganda e Edi Ramës po arrinte pikun, kur ai e quajti krimin mjedisor të barabartë me vrasje, 100 metra larg shtëpisë së tij, makineri të tonazhit të rëndë shembën një kodër të bukur, për një ndërtim pa leje, në Surrel të Dajtit.

Sekreti i këtyre makinerive që kryejnë atë që Edi Rama në një sallë të Hotel Tiranës po e quante vrasje, është se punojnë për një njeri të afërt të qeverisë.

Dhe kur krimi mjedisor, ndërtimi pa leje ndodh 100 metra larg shtëpisë së Kryeministrit, bëhet sigurisht me lejen dhe bekimin e tij.

Po ju sjellim dhe një herë ndërmend propagandën e Kryeministrit, kur u kërkoi drejtuesve të policisë ta trajtojnë një ndërtim pa leje si vrasje.

Edi Rama angazhoi në propagandë edhe Ministrin e tij të Brendshëm. Tahiri kërcënoi publikisht këdo që përfshihet në ndërtim pa leje, se e pret burgu.

Partia Demokratike denoncoi dje një rast flagrant të ndërtimit pa leje.

Cilat ishin masat që mori Edi Rama?

Censuruan këto fakte të denoncuara nga qytetarët dhe Partia Demokratike në ekranet dhe faqet e gazetave. Kjo ishte e vetmja masë që morën. 

Ky ndërtim pa leje që denoncoi dje Partia Demokratike nuk është për Edi Ramën një vrasje. Sepse atë po e bën njeriu më i afërt i Erion Veliajt.

Pse nuk ka asnjë procedim penal nga dje për këtë masakër mjedisore që bëhet pa leje dhe 100 metra larg shtëpisë së Edi Ramës?

Nuk ka asnjë procedim, sepse këtë masakër, këtë krim mjedisor, këtë ndërtim pa leje po e bëjnë vetë ministrat.

Ky është një skandal që ndodh në mes të Tiranës ditën për diell. 

Ky rast, dëshmon qartë politikën selektive e korruptive të Edi Ramës me ndërtimet dhe territorin.

 

Video e punimeve pa leje, si dhe deklaratat publike të Kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm: https://www.wetransfer.com/downloads/c91e131b53e62ea01076c1adf71e502d20140827100033/774b81f2a736703ece1e037d129ac7b820140827100033/fea566