Deputeti Ristani denoncon si antikushtetuese dhe kapje te shtetit miratimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit
Në seancën e fundit të Kuvendit, përvec zullumeve të tjera, spikati arroganca dhe forca e mazhorancës për të kontrolluar drejtësinë.
Si arrogantë dhe hileqarë Rama dhe Meta, i hapën rrugë nënshtrimit të gjyqsorit, kontrollit të KLD dhe spostimit të prokurorisë.
Dyshja oligarke, krijoi dy ditë më parë në Kuvend, një Prokurori Paralele, duke miratuar të ashtuquajturën, Byro Kombëtare të Hetimit.
Ky instrument, pra Byroja Kombëtare e Hetimit, është një tjetër hap i Kryeministrit për të kapur institucionet dhe kontrolluar pushtetet e pavarura.
Dhe aty ku kapja nuk mund të bëhet drejtpërdrejt, si në rastin e Prokurorit të Përgjithshëm, e shmang atë duke sjellë në jetë me nxitim, një strukturë paralele tërësisht nën urdhërat e egzekutivit.
Byroja Kombëtare e hetimit është një sajesë anti-kushtetuese, që oligarkia do ta përdorë si një kamxhik dhe këmishë force, për rivalët dhe kundërshtarët e saj në politikë e kudo.
Sipas Kushtetutës sonë, hetimet në këtë vend ende demokratik, drejtohen dhe zhvillohen vetëm nga Prokuroria.
Ndërkohë oligarku megalloman kërkon të jetë ai që edhe heton edhe gjykon, edhe bën ligjet.
Byroja e tij e hetimit, është sot, thjesht një konfirmim më shumë, i rrugës së Edi Ramës për të rilindur në vend byronë e dikurshme politike që kontrollonte gjithcka dhe jeta e liritë e njeriut nuk egzistonin.