Deklaratë deputetit Oerd Bylykbashi
Skandali i Sarandës në zyrën e Partisë Socialiste, ku mëkëmbësi i deputetit Kokëdhima kërkon favor seksual me një vajzë të mitur, në këmbim të një vendi pune, është mirëfilli tregues i oligarkisë në veprim.
Oligarkia Rama-Meta-Kokëdhima kështu funksionon. Në të gjitha zyrat e Partisë në Shqipëri, në të gjithë zyrat e administratës, paguhet në këmbim të shërbimit, në këmbim të punësimit.
Cirakët e oligarkëve që kanë ngritur rrjetin e merimangës në gjithë vendin, shpërdorojnë pushtetin dhe kërkojnë vazhdimisht favore , para, interesa, deri tek realizimi i dëshirave perverse që kanë.
Këta oligarkë e kanë marrë me kohë licensën për të poshtëruar qytetarët e vendit, qysh se vendosën aleancën para zgjedhore.
Licenca për shpërdorim në cdo drejtim, është dhënë nga Edi Rama, Ilir Meta, e Koco Kokëshima, qysh se ata caktojnë drejtorë, trafikantët e drogës, caktojnë në krye të këshillit të qarkut, të akuzuarin për rrëmbim fëmije, fusin në parlament të dënuarin për prostitucion.
Prandaj etika dhe morali i kësaj qeveria ka rënë përpara se oligarkët të vijnë në pushtet. Ata janë ngjizur në mëkat që në krye të herës, dhe nuk mund të presësh tjetër, përveç abuzimit, kudo e me këdo.
E vërtetë, këta funksionarë perversë nuk kanë parti, edhe pse skandali ndodh në Partinë Socialiste, ata nuk përfaqësojnë socialistët e ndershëm që nuk janë të paktë.
Këta funksionarë perversë që i trajtojnë zyrat si pronën e tyre private, janë përfaqësuesit e oligarkisë në pushtet.
Janë përfaqësuesit e oligarkisë Rama-Meta-Kokëdhima.