Deklaratë e deputetit Luçiano Boçi

 

 

 

 

 

Kur aksionet bëhen në mënyrë spotane, pa transparencë dhe për interesa klienteliste, ato janë të destinuara të mos sjellin rezultatet e duhura dhe të mos i shërbejnë shoqërisë.

Dhe kur mbyllja e më shumë se 30 universiteteve bëhet nga persona që integritetin e kanë njësoj të cënuar, sa konstatimet në raportet që bëjnë, ateherë kjo lëvizje calon që në nisje, është e kompromentuar.

Kryeministri që mbron këtë fushatë me batuta, nuk thotë asnjë fjalë; se si mund të jetë krekontrollorja e cilësisë së universiteteve, ajo që vendosi për mbylljen e tyre, një person me doktoraturë false, dhe donatore e Partisë Socialiste në zgjedhje.

A nuk ka Shqipëria, specialistë e specialiste të pacen, ekselentë, me integritet të lartë. Ka dhe ka me shumicë. Por Edi Rama ka zgjedhur të punojë me të tjerë, që kanë edhe konflikt interesi, sepse ky soj i shërben interesave të tij private e klienteliste.

Partia Demokratike është për ligjshmërinë dhe respektimin e standarteve në fushën e Universiteteve dhe në sistemin e arsimit të lartë. Por ne nuk mund të pajtohemi me reduktimin me 12 mijë të kuotave për të rinjtë që duan të frekuentojnë arsimin e lartë publik. Frika është se kësaj do ti shtohen edhe 6 mijë të rinj, për shkak të mbylljes së universiteteve private.

Pra me Edi Ramën, 18 mijë të rinj nuk do të kenë universitetin si zgjedhjen e tyre, por rrugën, baret, bixhozin, dhe për fat të keq më shumë gjasë krimin, sepse kështu vendosi papritur Kryeministri i vendit.