Deklaratë e Partisë Demokratike
Heshtja e Edi Ramës po bëhet po aq kriminale, sa akti i tij i goditjes dhe kërcënimit me jetë të opozitës në Kuvend.
Sa më shumë të thellohet, aq më shumë kjo heshtje e bën Edi Ramën njësoj të inkriminuar sa deputeti i tij, i dënuar me 7 vite burg për trafik prostitucioni në rrethana rënduese dhe rrëmbim personi.
Prej 34 ditësh, asnjë fjalë nuk thotë Edi Rama për goditjen fizike dhe kërcënimin me jetë të përfaqësuesve të Partisë Demokratike, nga skuadrat e tij të dhunës të instaluara në Kuvend.
Ngjarje nga më të rëndat në historinë e 23 viteve politikë, cka nuk i la zgjidhje tjetër opozitës përvecse të ndërpresë marrdhëniet me parlamentin për të shmangur skenaret e errëta të gjakdershjes.
Prej 34 ditësh, ai bën të paditurin, mbyll sytë, para dosjes penale të Arben Ndokës, që ka tronditur të gjtihë shqiptarët, dhe zgjedhësit e tij.
Por asnjë reagim, asnjë qëndrim nga Kryeministri.
Edi Rama do të dështojë në tentativën e tij, që përmes heshtjes synon të lërë në harresë ngjarjet e rënda, ose që ato të duken normale.
Partia Demokratike nuk pajtohet asnjë moment me kriminalizimin e kuvendit, me kapjen e zyrave dhe institucioneve prej banditëve.
Ne do të bëjmë cdo ditë transparencë, për interesat më të larta të qytetarëve shqiptarë.