Deklaratë e Partisë Demokratike
Partia Demokratike nuk do të rreshtë së denoncuari inkriminimin e Kuvendit të Shqipërisë dhe administratës publike.
Me pëlqimin dhe bekimin e Edi Ramës, Kuvendi i Shqipërisë ka në gjirin e tij deputetë të dënuar për akte të rënda ndërsa administrata e shtetit kontrollohet në pjesët kyçe të saj nga persona të inkriminuar.
Rastet e panumërta të denoncuara nga Partia Demokratike janë anashkaluar nga Edi Rama i cili theu heshtjen vetëm për njeriun e Metës të emëruar si kontrollor në Rinas, pikërisht në vendin që i emëruari e kishte përdorur për transport të parave të pista.
Trafikatët e drogës janë bërë drejtor ujësjellësi, drejtor logjistike në port, drejtor rajonal transporti, pikërisht në shërbimet publike të cilat shërbejnë për të ndaluar çdo tentativë për trafiqe.
Premtimi për emërime me meritokraci janë hedhur në kosh bashkë me premtimet e fushatës, sepse për Edi Ramës nuk ka asgjë më të rëndësishme se rrethi i ngushtë i oligarkisë së tij.
Përpjekja për të kaluar radhën me dëshmi penaliteti false tregon më së miri se Rama ka bekuar inkriminimin e shtetit që t’i sigurojë atij fuqi kriminale për të marrrë votën nesër dhe për të kërcënuar opozitën.