Deklaratë e deputetes Albina Deda
Skandali i sekretarit të Koço Kokëdhimës, që kërkon favor seksual me një vajzë të mitur në këmbim të një vendi pune, në zyrën e Partisë Socialiste, nxorri në pah mënyrën e rekrutimit dhe të funksionimit të oligarkisë Rama-Meta.
Duhet të ofrosh para, ose favor seksual, ose duhet të kesh precedent të fortë penal, që të zësh një vend pune. Kjo është filozofia e oligarkisë Rama-Meta-Kokëdhima.
Eshtë e qartë se zyrat e shtetit, zyrat e Partisë Socialiste, nën këtë filozofi janë kthyer në punishte të abuzimit e perversitetit.
Ky soj oligarkësh sigurisht se nuk përfaqësojnë qindra e mijëra socialistët e ndershëm që janë sot në radhën e parë të të zhgënjyerve për mënyrën se si po qeveris dhe si po e përdor pushtetin oligarkia Rama-Meta-Kokëdhima.
Kur trafikantin e prostitucionit e bën deputet, kur baronin e drogës e bën drejtor, kur të akuzuarin për rrëmbim fëmijësh e bën kryetar të Këshillit të Qarkut, atëherë ti ke përgaditur terrenin për canet e përbindëshat e tjerë të vendit që të poshtërojnë qytetarët kundër cdo ligji, kodi e nderi.
Koco Kokëdhima, Edi Rama, Ilir Meta, janë themeluesit dhe drejtuesit e këtij sistemi të fëlliqur që cdo ditë po i ngjall krupën shqiptarëve.