Deklaratë e deputetit Arben Ristani
Në Shqipëri për fat të keq, kanë pllakosur vrasjet, ndërsa Edi Rama kujdeset për reklamat në rrugë dhe propagandën qeveritare, në krye të mashtrimit më të madh për rendin dhe sigurinë në vend.
Për 24 orë, vrasje në Vlorë, vrasje dhe plagosje në Tropojë, atentat në Shkodër. Viktima nga aksidentet.
Kryeministri që shkatërroi policinë e shtetit, me ministrin e tij të paaftë, nuk dihet se ku ngrohen në diell.
Kanë lënë vendin në kaos, pasiguria në kulmin e vet, dhe Edi Rama e Saimiri i tij krekosen për sukseset që ndodhin vetëm në kokën e tyre.
Asnjë fjalë për vrasjet që kanë tronditur vendin.
Asnjë fjalë për aksidentet e shumta me pasoja dramatike.
Shqipëria është bërë një vend i pasigurtë, dhe krimi sfidon cdo ditë, nën hundën e qeverisë që organizon parada për 300 ditët.
Krimi sfidon cdo ditë poshtë reklamave të sukseseve me rendin në 300 ditë.
Partia Demokratike, që në ditët e para të kësaj qeverie ka ngritur zërin me forcë për deprofesionalizimin e Policisë së Shtetit, për politizimin e skajshëm të saj, për shpërqendrimin e fokusit të punës së policisë dhe për humbjen e lidhjeve të saj me terrenin.
Pasojat janë kjo pasiguri që jetojmë çdo ditë.