Deklaratë e deputetit Helidon Bushati
Përfshirja e Policisë së Shtetit në fushatat propagandistike të qeverisë, në aksione televizive, përqendrimi i saj tek urdhërat politike të prishjes selektive të ndërtimeve, e ka shfokusuar nga detyra e saj kryesore, që është rendi publik dhe siguria.
Ngjarja e rëndë sot në mëngjes në Vlorë, atentati që i mori jetën biznesmenit dhe plagosi një qytetare, ritkheu edhe një herë terrorin e tritolit.
Atentati i sotëm tregon se Edi Rama e Saimir Tahiri e kanë zhvendosur policinë në ekran, duke e hequr nga puna e saj e përditshme, nga arsyeja përse kjo strukturë ekziston. Rendi dhe Siguria Publike.
Përdorimi i Policisë së Shtetit si sfond për publicitet qeveritar, kthimi i propagandës në prioritet numër një, ka bërë që në realitet, në terren, të gjithë treguesit e rendit dhe sigurisë pubklike të përkeqësohen.
Vrasjet janë shtuar.
Vjedhjet janë shtuar.
Aksidentet janë shtuar.
Qytetarët nuk jetojnë minutat e bollshme të fushatës propagandistike të Edi Ramës në ekran. Qytetarët jetojnë orët e gjata të pasigurisë në jetën e tyre të përditshme që është krejt e kundërta e retotikës boshe të Kryeministrit.