Deklaratë e deputetes Liliana Elmazi

 

 

23 ditë më parë, Edi Rama inskenoi në Parlament goditjen fizike dhe kërcënimin me jetë të opozitës. 

Akti banditesk ndodhi në godinën e Kuvendit dhe, Edi Rama prej 23 ditësh nuk mban asnjë përgjegjësi, hesht dhe bën të paditurin.

Kur cdo qytetar në vend mësoi me prova e fakte se Edi Rama ka inkriminuar parlamentin me persona të dënuar për vepra të rënda penale, për ti përdorur ata si skuadra dhune ndaj opozitës, mbarë opinioni publik u trondit.

U trondit opinion publik nga fakti se deputeti i Edi Ramës, Arben Ndoka, ishte dënuar për shfrytëzim prostitucioni dhe rrëmbim personi.

Vetëm Edi Rama nuk reagoi, a thua sikur gjithcka ishte normale dhe kishte shkuar sipas planit.

Sipas planit që ai vetë e ka krijuar, me mënjanimin e dy kandidateve gra nga lista, vetëm e vetëm për të futur në parlament me cdo kusht të dënuarin për krime të rënda.

23 ditë heshtje e Edi Ramës për dhunën e kërcënimin me jetë ndaj përfaqësuesve të Partisë Demokratike, thjesht konfirmojnë në sytë e shqiptarëve se ai është regjisori që tërheq litarët e marionetave të tij të krimit.