Deklaratë e deputetit Helidon Bushati

 

 

 

 

 

26 ditë më parë, me urdhër të Edi Ramës u dhunua opozita brenda në Kuvendin e Shqipërisë dhe sot, pas 26 ditësh, Edi Rama nuk ka gjetur asnjë minutë kohë të mbajë një qëndrim.

Prej kaq ditësh, i madh e i vogël, mësuan me prova dhe dokumenta, se kush janë instrumentat e dhunës që përdor Edi Rama në përpjekjen për ti mbyllur gojën opozitës.

7 vjet burg, për shfrytëzim prostitucioni dhe rrëmbim personi. Kjo është certifikata e deputetit Arben Ndoka, që godet dhe kërcënon me jetë përfaqësuesit e Partisë Demokratike.

Asnjë fjalë nuk del nga goja e Edi Ramës, edhe pse ishte ai që kërkoi një emër, që kërkoi prova për inkrimimin e parlamentit.

Asnjë fjalë sigurisht, se Edi Rama i hapi portat e parlamentit personit të dënuar për vepra të rënda penalë, duke mënjanuar dhunshëm nga lista e deputetëve, dy kandidatet gra.

Cdo ditë, qytetarët e vendit, ata që votuan rilindjen, e presin një sqarim nga Kryeministri. Votuan rilidnjen, apo rilindjen dhe ngritjen në maja, të krimit?

Por Edi Rama hesht, dhe bën të paditurin.

Partia Demokratike do të denoncojë cdo ditë, aleancën kriminale të Edi Ramës, dhe gjithë aferat e tjera që është duke bërë në parlament e kudo me këtë aleancë me krimin.