Deklaratë e koordinatorit Ervin Salianji
Edi Rama, Ilir Meta, Koço Kokëdhima, oligarkët e Shqipërisë, treguan sot se cila është fytyra e tyre e vërtetë, dhe deri ku shkojnë ata për të kënaqur interesat, orekset dhe epshet e tyre, duke shfrytëzuar pushtetin që kanë.
Sekretari i Kokëdhimës, që kërkon favor seksual nga një e mitur, në këmbim të një vendi pune, nuk është historia personale e një pedofili. Eshtë emblema e një oligarkie në pushtet, që abuzon me fuqinë që ka përtej çdo imagjinate, në thyerje të cdo ligji, kodi e nderi.
Eshtë Edi Rama, Ilir Meta, e Koco Kokëdhima, që kanë instaluar që në fillim këtë model, i cili shtrihet më tej në gjithë vendin.
Janë këta oligarkë, që kanë futur në parlament deputetin e dënuar për trafik prostitucioni.
Janë këta oligarkë që kanë bërë kryetar të Këshillit të Qarkut, një rrëmbyes fëmijësh.
Janë Edi Rama, Ilir Meta e Koco Kokëdhima që kanë caktuar në zyrat e shtetit trafikantë të lloj-llojshëm, banditë e njerëz me precedentë penalë.
Këta oligarkë, me sjelljen e tyre, me modelin që kanë krijuar e promovuar në publik, ia kanë dhënë lejen cirakut 60 vjecar të Koco Kokëdhimës, për të kërkuar favor seksual nga një e mitur.
Partia Demokratike e konsideron këtë një krim të rëndë, një akt prej të përbindshëm që bëhet kundër ligjit, moralit, normave e traditës së vendit tonë.
Dhe përgjegjës njësoj sa funksionari i vogël i Sarandës, janë Edi Rama, Ilir Meta e Koco Kokëdhima.