Faktet tronditëse që dëshmojnë inkriminimin e Parlamentit, njihen prej 42 ditësh.

Çdo qytetar i vendit ka mësuar se Edi Rama i ka hapur dyert e Parlamentit, deputetëve me precedent penalë, si Arben Ndoka, i dënuar me 7 vite burg për shfrytëzim prostitucioni dhe rrëmbim personi.

Dhe çdo qytetar i vendit u bë dëshmitar i skenarit të Ramës, të goditjes dhe kërcënimit me jetë të përfaqësuesve të opozitës, prej këtyre deputetëve.

Ka mesa duket një arsye të fortë, pse Edi Rama ka futur në parlament deputetë me të kaluar kriminale.

Për të shantazhuar opozitën, për ti mbyllur asaj gojën.

Por letrat janë hapur dhe tashmë gjithë publiku i di emrat, faktet provat.

Edi Rama hesht prej 42 ditësh, pavarësisht se ai është hartuesi i skenarëve të dhunës anti-opozitë. Pavarësisht se me firmën dhe vulën e tij gëzojnë sot mandatin dhe imunitetin e deputetit persona me precedent penalë.

Faktet e inkriminimit të Parlamentit nuk heshten dot, dhe pse hesht Edi Rama prej 42 ditësh.

Përkundrazi, faktet rëndojnë më shumë sa më shumë kohë kalon dhe sa më shumë thellohet papërgjegjshmëria e mosllogaridhënia e Kryeministrit.


Deklaratë e koordinatores për mediat, Silvi Bardhi, 21 Gusht 2014