Deklaratë e zëdhënëses, Laura Vorpsi
Partia Demokratike po ndjek me vemendje hetimet në Bankën e Shtetit. Ne si i gjithë opinioni publik jemi të indinjuar dhe shohim me shqetësim se si krimi godet sistemin bankar të vendit, një herë përmes plumbave dhe tani përmes vjedhjes.
Inkurajojmë organet e drejtësisë të kryejne hetime te plota dhe të gjithanshme dhe të nxjerrin përpara drejtësisë të gjithë shkelësit e ligjit.
Ky është një rast i rëndë. Mbas vjedhjes së floririt, grabitësit godasin përsëri.
Sistemi bankar ka nevojë të reformojë procedurat e sigurisë dhe përzgjedhjes së burimeve njerëzore.
Ne inkurajojmë organet e drejtësisë të bëjnë pa vonesë punën e tyre për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë dhe vënien para përgjegjësise penale dhe ligjore të pergjegjësve, pa përjashtim.
Banka e Shtetit është pjesë e sigurisë kombetare. Lojërat për kapital politik janë të papranueshme për ne.