N/Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë z.Edmond Spaho së bashku me një grup deputetësh të Partisë Demokratike u takuan sot me Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Japonisë, z. Bunmei IBUKI dhe delegacionin që e shoqëron.

Z.Spaho shprehu keqardhjen e thellë për ngjarjen tragjike të ndodhur dje në një zonë të Japonisë, ku humbën jetën dhjetra vetë nga rreshqitja e dheut si dhe i ofroi ngushëllime të sinqerta familjeve të cilat humbën njerëzit e tyre të afërm.

Të dy palët vlerësuan marrdhëniet shumë të mira që ekzistojne midis dy vendeve tona në të gjitha nivelet por vecanërisht ato politike dhe ekonomike duke shprehur vendosmërinë për ti zhvilluar ato më tej në të ardhmen.

Z.Spaho e falenderoi z.Ibuki për ndihmen e madhe financiare prej rreth 400 milion $ të dhënë ndër vite Shqiperisë në formën e projekteve te ndryshme. 

Ai u ndal vecanërisht në projektin e kanalizimeve të Tiranes prej rreth 100 milion $ i cili ka filluar te zbatohet me financimin e qeverise japoneze ku përfitues do të jene banoret e kryeqytetit përmes përmirësimit të cilesise së jetës.

Po ashtu u shpreh vleresimi për projektin tjetër të rendesishem për manaxhimin e integruar të mbetjeve urbane i cili finacohet nga qeveria japoneze ku është perfitues qyteti i Tiranës.

Z. Ibuki shprehu gadishmerinë e palës japoneze për të kontribuar në projekte të ngjashme në të ardhmen.