Kryetari i Partisë Demokratike, z. Lulzim Basha u takua sot me Presidentin e Republikës, z.Bujar Nishani, në kuadrin e konsultave për zhvillimet në Bankën e Shqipërisë.

 

Z.Basha vlerësoi rolin e Presidentit në funksion të ruajtjes së stabilitetit financiar në vend.

Kryetari i Partisë Demokratike theksoi qëndrimin e opozitës se garantimi i pavarësisë së Bankës së Shqipërisë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin, dhe qëndrueshmëria e politikës monetare, janë të një rëndësie jetike për ekonominë e vendit dhe të qytetarëve.