Deklaratë e deputetit Eduard Halimi
Edi Rama është ai që njohin të gjithë shqiptarët, si njeriu që hedh gurin dhe fsheh doren. Te gjithë deputetet e kuvendit e kanë degjuar sesi flet pas krahëve të deputeve të opozites sa herë ata marrin fjalën ne foltoren e kuvendit.
Fyes dhe me fjalor banal përtej cdo kufiri, ishte edhe ndaj z.Ristani në takimin me komisionerin në largim.
E ka mohuar edhe më parë, sic ben sot, derisa të gjitha mediat kombetare transmetuan seancat plenare, kur Rama fliste pas krahëve të deputeteve të PD, dhe shante me një fjalor vulgar e rugacëror.
I detyruar nga dalja e se vertetes, e pranoi në parlament pas 2 javesh, se ishte ai qe kishte sharë dhe fyer me gjuhën më vulgare, deputetët e opozites.
Të njëjtën gjë bëri edhe pasi dhunoi diplomatin shqiptar në Vjenë. Thirri dëshmitar të rremë Fate Velajn, por kjo nuk mjaftoi dhe u detyrua ta pranojë më pas skandalin.
Eshtë i njëjti, që sla fjalë pa thënë në darkën e Padam, ndaj bashkëpunëtorëve të tij e familjarëve të tyre, dhe më pas e mohoi.
Por meqë ne takimin me komisionerin në largim, mediat nuk ishin të pranishme, të vertetat e takimit duhet t’i nxjerrim ne që ishim prezent. Ajo që thotë Arben Ristani është 100% e vërtetë. Rama foli 50 minuta dhe askush nuk e ndërpreu për asnjë sekonde te vetme. Ne momentin që z.Ristani filloi të fliste për dhe shkeljen e kushtetutës e shqetësimet e opozitës për kriminalizmin e parlamtentit me deputetë qe kanë firmosur për shkarkimin e antereve te KLD, kthehet pas shpinës së tij dhe e sulmon me të njejtin fjalor vulgar që ai përdor gjithnjë në parlament. Një fjalor të padenjë për secilin qytetar të vendit, sigurisht krejt të padenjë për një kryeministër.
Kjo nuk është hera e parë qe ai flet pas shpinës së deputetëve të opozitës në këtë tryezë. Eshtë po ai fjalor banal, si ai që përdor në Parlament pas shpinës së flotores se kuvendit. Ky është Edi Rama që e njohin të gjithe shqiptaret, dhe nuk ka asnjë deshmimtar të rremë qe e mbron.