Deputetët demokratë të komisioneve parlamentare analizojnë ndryshimet në buxhet. Janë ulur fondet për shëndetësinë, arsimin, ish-të përndjekurit, bujqësinë 

 

Komisionet e Ekonomisë, Shëndetësi dhe Veprimtarisë Prodhuese të Partisë Demokratike diskutuan sot në lidhje me Aktin normative për Buxhetin 2014 ku u theksua se Kryeministri ka ulur forndet për arsimin, të papunët, në shëndetësi, investime publike dhe për ish të përdjekurit, ndërsa ka rritur shpenzimet e luksit me 1.2 miliardë lekë. Ndërkohë ky akt vërtetoi se 90% e shqiptarëve paguan këtë vit 270 milionë dollarë taksa më shumë nga xhepat e tyre të varfër. Deputetët e opozitës vunë theksin edhe në injorimin e skandalit me CEZ, ku shtetit shqiptar ka një dëm prej 3 miliardë eurosh. 

Deputetët e Partisë Demokratike në Komisionet Parlamentare të Ekonomisë, Veprimtarisë Prodhuese dhe Shëndetësisë, diskutuan sot në lidhje me dy projekligje të hartuara nga qeveria, Aktin normativ për Buxhetin 2014 si dhe projekligjin për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë sovrane dhe të zhdëmtimit  ndërmjet operatorit të shpërndarjes së energjise elektrike, sh.a dhe disa bankave. 

Në lidhje me ndryshimet në Buxhetin e këtij viti, deputeti Ridvan Bode tha se qeveria po bën një arnim me fondet për të mbuluar dështimet e saj. Sipas tij, me këtë akt qeveria dëshmoi se sistemi i saj i taksave dështoi dhe bëri që 95% e qytetarëve shqiptarë që në fakt duhet të përfitonin nga sistemi i taksave, kanë paguar 90% të taksave të reja, ose rreth 270 milionë dollarë më shumë se një vit më parë.  “Ky akt normativ gris demagogjinë e Ramës se nga sistemi i taksave të tij progresive, do të paguanin vetëm 5% e qytetarëve dhe 95 % të tjerët do të përfitonin. Ky mashtrim është i dalë boje. Sipas asaj që ata kanë paraqitur nga 30 miliardë lekë taksa të shtuara, mbi 26 miliardë lekë taksa janë paguar nga qytetarët, pra nga 95% e qytetarë që në fakt duhet të përfitonin, pra rreth 89% e kanë paguar qytetarët ndërsa pjesa tjetër nga biznesi. Qytetarët kanë paguar këtë vit 270 milionë dollarë nga xhepat etyre me taksa të fshehta më shumë se një vit më parë. Tashmë del se 95% e qytetarëve kanë paguar 90% të taksave”, tha Bode. 

Deputeti Sheferefin Shehu tha se fondet në sektorë kyç të premtuar nga Rama janë ulur ndjeshëm si në arsim, të papunët apo në investime publike ndërsa tha se Kryeministri ka shtuar fondet e veta për luks. “Kryeministri tha se ka 4.3 miliarkë lekë të shtuara për mbështetjen sociale dhe të paaftët por e verteta është ndryshe sepse janë shtuar vetëm 2 miliardë dhe rreziku është prezent. Kryeministri nuk ka harruar veten e tij sepse për shpenzime administrative ka shtuar 1.2 miliardë lekë, pra shpenzime për administratën”, tha Shehu. 

Nga ana e saj, Kryetarja e Komisionit të Shendetësisë Albana Vokshi u shpreh se pavarësisht fondeve të shtuara në shëndetësi ka sërish mungesa bazike në shëndetësi, ndërsa më pak të papunë marrin ndihmën e tyre. Ajo tha se ish te përdjekurit kanë marrë 11 herë më pak para se një vit më parë. “Qeveria vazhdon vetëm retorikë, kjo qeveri e uli me 12 milionë dollarë fondin krahasuar me faktin e vitit 2013 që ishte 30 milionë dollarë. Nga janari në gusht qeveria pretendonte të paguante 9 milionë dollarë për ata por realisht ka paguar vetëm 2.6 milionë më pak, ose 3 herë më pak se plani dhe krahasuar me vitin e fundit të qeverisë së PD-së, ka paguar 11 herë më pak”, tha Vokshi. 

Deputeti Adrian Turku vuri theksin tek bujqësia duke theksuar se “buxheti i Sektorit të Bujqësisë, nga ai që kishte parashikuar programi i Rilindjes për këtë vit, zvogëlohet me 1.2 miliard lekë të reja. Pra në totalin e vet, buxheti zvogëlohet me rreth 15%”. 

Në lidhje me projekligjin për garancinë sovrane për operatorin e shpërndarjes së energjise elektrike, deputeti Florion Mima u shpreh se qeveria hodhi në kosh pretendimet për një dëm deri në 3 miliardë euro për shteti shqiptar. “Nuk mund të lihet pa përmendur që Qeveria shqiptare u tregua e gatshme të paguajë 95 milion euro plus garancinë për të zgjidhur në paqe kontratën me CEZ sa në një kohë që ajo neglizhoi, injoroi, dhe hodhi në kosh të plehrave pretendime financiare në shumën 500 milion euro, të dokumentuara me fatura, të pashlyera nga CEZ-i. Gjithashtu, sipas vlerësimeve të bëra nga kompanitë e auditit shuma totale që shteti Shqiptar mund të pretendonte për dëmin  që CEZ sa i ka shkaktuar shtetit shqiptar mund të shkonte deri në 3 miliard euro e cila totalisht u injorua dhe u hodh poshtë në kosh të plehrave”, tha Mima. 

 

Diskutimet e deputetëve të opozitës në komision: 

Florion Mima: Pa prezencën e opozitës, Komisioni i Ekonomisë dhe Financave, vetëm me votat e maxhorancës, pardje ka kaluar Aktin të cilit ju iu referuat, fare shkurtimisht edhe për deputetët e tjerë për të kuptuar se çfarë përmbledh, pasi vet akti ka më shumë dritë hije dhe pikëpyetje që meritojnë një përgjigje dhe që duhen adresuar. Me këtë Akt, Qeveria merr përsipër të garantojë një shumë prej 86 milionë euro, garancinë e pagesës në bazë të marrëveshjes që ajo ka nënshkruar për zgjidhjen me mirëkuptim të kontratës me CEZ sa. Jo vetëm kaq, ajo do të paguaj edhe dy tarifa, dy komisione për përpunimin dhe në mbajtjen e garancisë që shkojnë në shumën 1.21% të totalit. Pasi Qeveria zgjodhi të paguante, në mënyrë të njëanshme, 95 milion euro, për zgjidhjen me paqëtim të kontratës me CEZ-in, tashmë ajo garanton në shumën e mësipërme, 86 milion euro edhe pagesën nga operatori i shpërndarjes së energjisë elektrike. Ky veprim, ky aksion i qeverisë nuk mund të merret i veçuar nga deklarimet e Qeverisë për rritjen e pritshme të çmimit të energjisë ose për uljen e fashës së mbrojtur për konsumatorët në nevojë të cilat praktikisht arrijnë në të njëjtën pikë dhe që mund të përkthehen fare mirë për konsumatorin shqiptar, pagesë më e rëndë në xhepat e tyre. Po ashtu nuk mund të lihet pa përmendur që Qeveria shqiptare u tregua e gatshme të paguajë 95 milion euro plus garancinë për të zgjidhur në paqe kontratën me CEZ sa në një kohë që ajo neglizhoi, injoroi, dhe hodhi në kosh të plehrave pretendime financiare në shumën 500 milion euro, të dokumentuara me fatura, të pashlyera nga CEZ-i. Gjithashtu, sipas vlerësimeve të bëra nga kompanitë e auditit shuma totale që shteti Shqiptar mund të pretendonte për dëmin  që CEZ sa i ka shkaktuar shtetit shqiptar mund të shkonte deri në 3 miliard euro e cila totalisht u injorua dhe u hodh poshtë në kosh të plehrave.

Ka një tjetër deklarim të qeverisë që thotë se këto para nuk do të dalin nga buxheti i shtetit por do të dalin nga buxheti i operatorit, kjo është thjeshtë një shaka. Ne e dimë që ai operator që zotërohet 100% nga buxheti i shtetit, do të paguajë më pak tatim fitimi dhe do të derdhi më pak divident në arkën e shtetit, pra këto para, në çdo mënyrë që të rrutullohet qeveria, janë para publike që do ti mungojnë arkës së publikut shqiptar. Deputetët e Opozitës ndjejnë për detyrë të informojnë publikun për të gjitha sa thashë më sipër d

he ato të përgatiten që ky veprim dhe veprime të tjera të Qeverisë në fushën e energjisë elektrike do të rëndojnë vetëm mbi shpatullat e tyre, vetëm mbi xhepin e tyre.

 

Sherefedin Shehu: Besoj se tashmë janë njohur të gjithë me shifrat e qeverisë, por realiziteti i ndryshimeve është krejt tjetër. Është një reflektim i dështimit të qeverisë dhe sidomos i manaxhimit të sistemit të buxhetit. Ky buxhet ka mjaft problem si në raport me borxhin dhe investimet apo mbështetja e investimeve në ato grupe siç është infrastruktura që impakt më të madh ekonomik dhe më tej mbështetja e grupeve sociale, një problem që nuk është adresuar nga kjo qeveri edhe vitin e kaluar. Ky buxhet i rishikuar është një mashtrim i madh dhe me arnime sepse bëhen lëvizj, shtesa dhe pakësim fonde të cilat nuk bazohen në standard por në interesa ngushta sepse invetsimet shkojne tek ministrat më të besuar të Ramës. 

Mashtrimi më i madh është me shifrat e prezantimeve. Kryeministri mburret për tejkalim të ardhurash dhe se këtë tejkalim e ka çuar për uljen e defiçitit. E vërteta është krejt ndryshe. Qeveria në mënyrë të qëllimshme e ka spostuar planin në muajt e fundit të vitit që do të thotë ka një plan të shtuar, nga 1.2 në 5.2 më i larte se sa mesatarja se 8 muajt e parë të vitit. Duke u gjendruar para një dështimi u gjet ky mekanizëm.  Shpenzimet nuk rriten asnjë qindarkë. Thotë se ka rritur buxhetin por shpenzimet në buxhen mbeten në të njëjtin nivel. 

Kryeministri ka prezantuar disa shifra bombastike si 150 milionë dollarë investime, tablet dixhitale për arsimin, por shpenzimet brenda totalit nuk rriten asnjë qindarkë. Pra është brenda institucioneve buxhetore dhe ajo që bie në sy është se kryeministri ka pakësuar fondet në sektorë që japin impakt ekonomik dhe në shifrat analike të buxhetit bie në sy ulja e fondeve për infrastrukturën qendrore,  me 20 milionë dollar, bie në sy ulja e investimeve për projektet në bujqësi prej 8 milionë dollarësh, por edhe në isntitucione të tjera si në Ministrinë e Financave, në Ministrinë e Drejtësisë, për ushtrinë, për përkujdesjen sociale me 650 milionë lekë ulje investimevesh, apo për arsimin e mesës profesiona me 325 milionë lekë më pak invetimeve. Nga një anë mburret për tableta por ana tjetër i ka hequr fondet arsimit profesional por edhe arsimit universitar. Pra nuk ka rritje të investimeve, por ka një përkeqësim në shpërdarjen e tyre pasi ka çuar lekë në ministrinë e Brendshme, në atë të Kulturës. Edhe këtu ka mashtruar se ka thënë 300 milionë lekë investimeve në rend kur në fakt shifra është 198 milionë i shtuar. 

Kryeministri tha se ka 4.3 miliarkë lekë të shtuar për mbështetjen sociale dhe të paaftët por e verteta ëhstë ndryshe sepse janë shtuar vetëm 2 miliardë dhe rreziku ëhstë prezent. Kryeministri nuk ka harruar veten e tij sepse për shpenzime administrative ka shtuar 1.2 miliardë lekë, pra shpenzime për administratën. 

Po ashtu Kryeministri, nuk ka harruar bizneset afër qeverisë. Në zërin për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura ka bërë në rregullim i cili shton tek ato subjekte nuk dihen, nuk njihen dhe nuk lexon. 

Albana Vokshi: Shëndetësia falas ishte premtimi më i bujshëm elektoral dhe pritej të rriteshin fondet. Jemi koshientë që shëndesia ka qënë sektor problematik dhe kërkon fonde. Por a mjafton këto fonde të qeverisë për një shëndetësi falas dhe a ka bërë kjo qeveri hapat e duhura? Po ku shkojnë fondet? Vetëm ministri i Shëndetësia ka pranuar që në spitale mungojnë sërish barnat. Pothuaj në të gjitha spitalet rajonale. Mungojnë edhe elementët bazë që nga shiringa dhe pambuku. Shërbimi spitalor ka mungesa të shumta, edhe kornografia u ndërpre dhe pas denoncimit tonë filloi të bëhet dhe në mënyrë të limtuar, në mënyrë që ata ti çojnë në spitale private, ndersa edhe barta i blejnë në privatë. Pavarësisht pati fonde mëdha nuk ka ilaçe, por fondet nuk dihet se ku kanë shkuar. 

Në lidhej me shtresat në nevojë dhe pagesat e tyre ne e kemi denoncuar lënien në harresë të tyre. Në 2013 nuk pati asnjë fond nga buxheti i rishikuar. Dhe në këtë buxhet ajo që është më skandaloze është se kishte parashikuar 1.1 miliardë lekë për kompensim shtresash në nevoje deri më sot asjë qindarkë nuk është paguar për ata dhe këtë e gjeni në raportin e Ministrisë së Financave. 

Në lidhje me pastrimin e skemës të pretenduar nga Ministri Veliaj, janë vërejtur abuzime të shumta dhe janë përjashtuar qytetarë në mënyrë të padrejtë me pretendimin se kanë bindje të djathta. Ndërsa tani që zgjedhjet janë afar ata po zgjerojnë skemën për të futur militant në të. 

Në lidhje me ish të përdjekurit politikë, Kryeministri premtoi që në vitin e parë të qeverisë së tij do të rimbursonte të gjitha gratë e përndjekura mbi 70 vjeç dhe burat mbu 75 vjeç, një premtim i pambajtuar dhe ligji i miratuar në Kuvend nuk e realizoi sërish. Qeveria vazhdon vetëm retorikë, kjo qeveri e uli me 12 milionë dollarë fondin krahasuar me faktin e vitit 2013 që ishte 30 milionë dollarë. Nga janari në gusht qeveria pretendonte të pagantë 9 milionë dollarë për ata por realisht ka paguar vetëm 2.6 milionë më pak, ose 3 herë më pak se plani dhe krahasuar me vitin e fundit të qeverisë së PD-së, ka paguar 11 herë më pak. 

Ridvan Bode: Në Aktin Normativ për ndryshimin e buxhetit 2014 është një përpejke të të arnuar dhe mbuluar atë që qeveria ka bërë keq dhe për të mbuluar dështimet e saj. Dalin disa konkluzione që janë lajmëruar më herët nga opozita. Së pari konfirmon dështimin e politikës së taksave progresive të qeverisë.  Të gjithë taksat që rriti Rama rezultojnë me mosrealizime dhe në këtë buxhet me akt normative Rama korigjon veten. Vëllimi i fitimit ka rënë me 40 % në krahasim me një vit më parë, rreth 100 milionë dollar si 8 mujor më pak. Ul akcizat në buxhet që i rriti në dhjetor  me plot 8.8 miliardë lekë. Ul të ardurat për taksat që vendosi mbi qytetarët tek karburanti me 120 lekë për litër si taksë karboni me 2.2 miliardë lekë. Pra të gjitha taksat e rritura nga Rama rezultuan të jenë të dështuara dhe sistemi i taksave të tij është i dështuar dhe nxit informalitetin dhe korrupsionin në administrimin e taksave. Së dyti, ky akt normative gris demagogjinë e ramës se sistemi i taksave të tij progressive, do të paguanin vetëm 5 % e qytetarëve dhe 95 % të tjerët do të përfitonin. Ky mashtrim është i dalë boje. Sipas asaj që ata kanë paraqitur nga 30 miliardë lekë taksa të shtuara, mbi 26 miliardë lekë taksa janë paguar nga qytetarët, pra nga 95 % i qytetarë që në fakt duhet të përfitonin, pra rreth 89 % e kanë paguar qytetarët ndërsa pjesa tjetër biznesi. Qytetarët kanë paguar këtë vit 270 milionë dollarë nga xhepat etyre me taksa të fshehta më shumë se një vit më parë. Tashmë del se 95 % e qytetarëve kanë paguar 90 % të taksave. 

Adrian Turku: Natyrisht që sektori i bujqësisë tërheq  vëmendjen tonë pasi që të gjithë e dimë që 50% e popullsisë jeton në fshat dhe e ka të lidhur jetesën dhe mbijetesën pikërisht me fermat e vogla dhe me zhvillimin e këtij sektori në gjerësi dhe tërësinë e tij, pa diskutuar që edhe një pjesë e tyre që jeton në zonat urbane janë të lidhur ngushtë me këtë sektor. Ne kemi patur vërejtje shumë të mëdha si për programin e Rilindjes po e quajmë tashmë të qeverisë aktuale sidomos për sektorin e bujqësisë p

asi edhe në miratimin e projekt buxhetit në fund dhjetorin e vitit të kaluar për këtë vit parashikoheshin shumë gjëra që ishin fiktive dhe i kemi denoncuar në diskutimet që kemi bërë atëherë për projekt buxhetin, pra për buxhetin aktual të vendit të këtij viti. Çpo ndodh tashmëme sektorin e bujqësisë? Duke marrë vetëm një shifër fare domethënëse, do të thoja që buxheti i Sektorit të Bujqësisë, nga ai që kishte parashikuar programi i Rilindjes për këtë vit, zvogëlohet me 1.2 miliard lekë të reja. Pra në totalin e vet, buxheti zvogëlohet me rreth 15%.