Deklarata e deputetes Eleina Qirici e cila denoncoi promovimin për në Kryesinë e Qarkut, të Drejtoreshës së ISSH në Korçë.
Opinion publik u trondit pak muaj më parë kur një specialiste e ISSH në Korçë vrau veten për shkak se drejtuesja e Institucionit e tranferoi larg duke pasur si synim largimin nga puna të së ndjerës, e cila punonte prej më shumë se 10 vitesh në institucion.
Qytetarët korçarë protestuan para zyrave të ISSH në Korçë duke kërkuar përgjegjësi për drejtoreshën Ana Verushi, e cila ishte përgjegjësie për largimin nga jeta të specialistës që mbante e vetme familjes e saj.
Por dyshja Rama-Meta, pasi bleu me paratë e pista të krimit dhe korrupsionit zgjedhjet vendore në Korçë, pasi amnistoi në Kuvend me dhunën e kartonave këtë krim elektoral, pasi kërcënoi me të gjitha format të zgjedhurit demokrat, vendosi para dy ditësh të promovojë për në kryesinë e Qarkut të Korçës Ana Verushin, drejtoreshën monstër që shkaktoi vetëvrasjen e punonjëses së saj.
Ky është modeli Rama-Meta, që nuk njeh asnjë kufi morali dhe përgjegjësie.
Ky është modeli që me çdo kusht do të largonte masivisht punonjës nga administrata dhe me çdo çmim.
Ky është modeli i inkriminimit të administratës dhe institucioneve më të larta të shtetit shqiptar, sepse për oligarkinë Rama-Meta, asnjë nuk ka më të rëndësishme se mbajtja e pushtetit me çdo mjet arbitrariteti, presoni dhe dhune.
Partia Demokratike është e indinjuar nga ky akt i papërgjegjshëm dhe antihuman i dyshes Rama-Meta që janë verbuar nga okulti i pushtetit duke shkelur çdo parim dhe moral njerëzor, duke promovuar hapur në mes të ditës një drejtoreshë që shkaktoi vdekjen e një zonje, e një nëne dhe qytetare të devotshme.