Deputeti Eduard Selami i kërkon prokurorisë të thellojë hetimin deri tek përgjegjësi kryesor, Kryeministri i vendit

 

 

Falë medias së pavarur, të gjithë shqiptarët panë se cfarë ka ndodhur në parlament në seancën plenare të 10 Korrikut të këtij viti.

Pabesisht dhe në menyre violente, dy deputetët e Edi Ramës, godasin z.Strazimiri, pak minuta pasi ky i fundit mbajti një fjalim në Kuvend ku akuzoi mazhorancën si të lidhur me krimin.

Një dhunë fizike ligjerisht e dënueshme që nuk ka vend në shoqëri, ushtrohet nga dy deputete të maxhorancës në pamundesi të përballen me forcen e argumentit.

Cdo qytetar pavarësisht nga përkatësia partiake apo i pavarur, e ka dënuar me indinjatë dhe shqetesim këtë agresion fizik në parlamentin shqiptar, sepse fatkeqësisht Shqipëria ka pasuar jo shumë larg një nga abuzimet më të mëdha sociale diktatoriale.

Jam këtu sepse ky është një moment i rëndësishëm, jo vetëm për analizën dhe reflektimin që bën secili qytetar me veten e tij, por edhe për punën e prokurorisë dhe monitorimin e partnerëve tanë.

Edhe më shqetësuese bëhet situata kur sic shihet në video dy deputetët dhunues janë zbatues të porosisë së Edi Ramës.

Goditja ndaj Strazimirit është një skenar i mirëmenduar dhe i mirëpërgaditur, në gjakftohtësi prej Kryeministrit të vendit.

Pas denoncimit të deputetit demokrat, se brenda mazhorancës ka pjestarë të lidhur me krimin, me precedent të fortë penalë, Edi Rama nxit fillimisht Olta Xhackën. Me një procedurë të pahasur në përvojën e parlamentit, e urdhëruar nga Rama me sms dhe gjeste, të fiksuara këto në kamerat që mbulojnë aktivitetin e parlamentit, deputetja i kërkon emra, z.Strazimiri. 

Pas kësaj, dy deputetët që ndodhen në krah të zonjës Xhacka hidhen në veprim. Të porositur nga Kryetari, i zënë pritë në koridor, ku e godasin z.Strazimiri.

Ky është objekt i punës së organeve të drejtesisë por ne kemi të gjithë dyshimet që dy deputetët janë përzgjedhur nga zoti Edi Rama, për të zbatuar porositë e tij.

Bazuar në legjislacionin shqiptar Partia Demokratike i kërkon organeve të drejtesisë, të përfshijë në hetim edhe  porositësin e akteve të tilla, i cili është përgjegjësi kryesor dhe më i dënueshmi, Kryeministrin e vendit, zotin Edi Rama.

Pas kësaj ngjarjeve të rëndë për parlamentarizmin dhe demokracinë në vend, me këtë përpjekje për ti mbyllur gojën opozitës, Edi Rama doli publikisht dhe barazoi denoncimin e z.Strazimiri me dhunën e rëndë fizike të deputetëve të tij. Ky ishte i vetmi reagim i Kryeministrit, i cili me këtë deklaratë, bekoi goditjen fizike në parlament, tha; mirë ia bënë.

Ashtu si mbarë opinioni i shëndoshë publik, Partia Demokratike inkurajon drejtësinë ti shkojë deri në fund këtij incidenti të rëndë  për të zbuluar të vërtetën.

Ky është interesi dhe përgjegjësia jonë e perbashket sepse dhuna fizike nuk ka vend në një shoqëri të lirë dhe demokratike.