Deklaratë e deputetit Oerd Bylykbashi
Të flasë Edi Rama për luftën ndaj korrupsionit, është si të flasë Fidel Kastro për demokracinë.
Edi Rama është aleati më i mirë sot i korrupsuionit, sepse ai nuk zbaton vendimet e gjykatave.
Edi Rama është aleati më i mirë sot i korrupsionit, sepse ka bërë të paktën 1400 tendera me prokurim të drejtpërdrejtë, pa garë.
Edi Rama është aleati më i mirë i korrupsionit, sepse ai lejon sarajet pa leje të mikut të tij Kokëdhima, dhe prish ndërtimet e fukarenjve.
Korrupsioni nuk gjen mik më të mirë se Edi Ramën, kur vota blihet me lekë, dhe kur me ligj pushohet hetimi i kësaj cështjeje.
Korrupsioni nuk ka mik më të mirë se Edi Rama, kur ministri i tij abuzon me cdo aset shtetëror për dasmën e vet, dhe kur pranon dhurata luksi pa deklaruar asnjë prej tyre.
Ambasadori gjerman solli praktikën e vendit të tij, kur tha se dhuratat s’duhet të jenë më shumë se 25 euro, po kujt tia thotë këtë miku europian, Edi Ramës, Erion Veliajt?
Korrupsioni ka sot një strehë të sigurtë, qeverinë shqiptare, pasi dhjetra persona me precedent penalë, trafikantë cnjerëzore, kanë kapur postet kyce të shtetit.
Korrupsioni sot në Shqipëri nuk ka nxitës më të madh se Edi Ramën, i cili po shkon drejt pushtetit absolut duke kapur cdo institucion të pavarur.
Cili institucion i gjunjëzuar sot do të kontrollojë pasuritë e Edi Ramës, ministrave e zyrtarëve të tij, cila drejtësi e gjunjëzuar sot do të hetojë korrupsionin e Ramës dhe njerëzve të tij?
Të flasë Edi Rama për luftën ndaj korrupsionit, është në vetvete një akt i pastër korruptiv.