Deklaratë e deputetit Keltis Kruja
Erion Veliaj është sot shkelës i ligjit, shkelës i të parit akt që miratoi shefi tij, kodi etik, është shkelës i cdo norme morale të shoqërisë tonë. Eshtë një turp publik.
Dasma e tij ishte një menu e pasur me abuzime financiare, me shfrytëzim të postit, me përfitime shërbimesh nga fondet që ai administron si ministër, me përfshirjen në këtë vakt të kompanive që janë klientelë e tij.
Me demonstrimin publik e agresiv, me luksin cinik, Erion Veliaj fyu cdokën, cdo të ri, cdo familje shqiptare, që nuk ka mundësitë e tij, pra që nuk është pjesë e qeverisë Rama.
Shpjegimi që dha për dasmën, një mjerim i vërtetë që bën të ndihet keq cdo nënë, cdo kryefamiljar që mezi siguron bukën për fëmijët.
Me Erion Veliajn nuk kemi të bëjmë vetëm me një skandal, të mjaftueshëm që Edi Rama të mbajë qëndrim ndaj tij.
Faktet që dalin cdo ditë me media, faktet që denoncon opozita, dëshmojnë se Erion Veliaj ka ngritur një skemë të mirëorganizuar të shkeljes së ligjit, të përfitimit nga pushteti, të abuzimit, e pasurimit në cdo drejtim.
Bashkëpunëtori i tij i afërt, në kundërshtim me ligjin shemb një kodër në Surrel.
Daja i tij, Kryebashkiaku i Urës Vajgurore, ndërton pallat pa leje.
Media ka publikuar rrjetin e pasuesve të tij, ish-mjaftistë që kanë kapur fondet e shoqërisë civile dhe i kanalizojnë sipas qejfit.
Gazetarët investigativë kanë publikuar deklarimin e tij të pasurisë që ka sjellë një habi publike, se si shpia e blerë me 50 milionë lekë në mes të Tiranës, vetëm pas një muaji rivlerësohet me 120 milionë lekë.
Erion Veliaj është i zhytur në skandale deri në grykë. Kallaji i ka rënë menjëherë këtij ministri, dhe askush nuk ka më shpresë që ai ta ketë ruajtur një gram të moralit që vetë predikonte për vite të tëra, dhe të japë dorëheqjen.
Askush nuk pret as që Edi Rama të mbajë fjalën, e të shkarkojë një ministër kur zhytet në skandal.
Por të gjithë presin që Prokuroria të nisë sa më shpejt hetimet dhe ta vërë para përgjegjësisë Ministrin e dhjetra abuzimeve.