Deklaratë e deputetit Eduard Halimi
Nisja e hetimit ndaj deputetëve Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu, për dhunën e ushtruar në parlament ndaj oratorit të opozitës, është hapi i duhur i ndërmarrë nga Prokuroria.
Mosnisja dhe vonesa e procedimit, do të ishin një hap shumë i gabuar.
Dhuna fizike në parlament ndaj deputetit të Partisë Demokratike ishte goditje për kolonat e demokracisë, një përpjekje e pandodhur ndonjëherë për ti mbyllur gojën opozitës.
Serioziteti i hetimit, do të dëshmohet nga thellësia e tij, nga zbardhja e plotë e skenarit të mirëorganizuar sic e kanë parë të gjithë shqiptarët në ekran.
Kjo do të thotë se hetimi, që të jetë i plotë dhe serioz, duhet të nxjerrë në dritë frymëzuesin, organizatorin, porositësin e dhunës, që është Edi Rama.
Ne inkurajojmë Prokurorinë që ti shkojë cështjes deri në fund.
Të nxjerrë përgjegjësitë e kryedhunuesit, autorit të vërtetë që fshihet pas marionetave kriminale që ka futur në grupin e tij parlamentar.