Deklaratë e deputetit Helidon Bushati
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka shkelur ligjin duke vënë mjetet e ushtrisë në shërbim të operacioneve të policisë.
Dëmtimi i helikopterit me një vlerë prej 12 milionë euro, të blerë nga kontributi i taksapaguesve shqiptarë, përbën një dëm të madh financiar.
Dhënia e mjeteve të ushtrisë pa një marrëveshje, pa një vendim qeverie, pra pa një bazë ligjore, është një shkelje e rëndë.
Duke i konsideruar asetetet publike si pronë private, Minsirja e Mbrojtjes ka shkelur ligjin, dhe ajo sot është nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Media ka denoncuar faktet prej kohësh, por Ministrja e Mbrojtjes hesht.
Eshtë koha që Prokuroria e Përgjithshme të tregojë vëmendjen e duhur ndaj këtij abuzimi me pasurinë publike, që ka kushtuar 12 milionë euro.
Shkelja e ligjit dhe dëmi financiar i ardhur si pasojë kërkojnë hetim të menjëhershëm, të thellë dhe serioz.
Ne i bëjmë thirrje Prokurorisë të mos mbyll sytë para shkeljeve e shpërdorimit të qeverisë, të nisë menjëherë hetimin, të garantojë zbatimin e ligjit dhe të vërë shkelësit para përgjegjësisë.