Deklaratë e Partisë Demokratike 

 

Treguesit ekonomikë në vend po përkeqësohen dita-ditës dhe kriza ka filluar të flasë me shifra tronditëse.

Vetëm në dy muajt e fundit, janë 1113 biznese, kompani, që i janë shtuar listës së debitorëve të zyrës së tatim-taksave.

Ky është një alarm për situatën e vështirë në të cilën gjendet sipërmarrja në vend, për shkak të rritjes së barrës fiskale nga qeveria, dhe për shkak të mungesës së investimeve, e rënies ekonomike në përgjithësi.

Eshtë shumë e thjeshtë, bizneset nuk kanë punë, dhe nuk paguajnë dot taksat, tashmë 50 përqind më të larta se më parë.

Në këto kushte, do të thotë mijëra vende pune të humbura.

Ky është realiteti.

Gjithcka tjetër është propagandë dhe mashtrim qeveritar.

Sukseset imaxhinare në kokat e qeveritarëve dhe në fushatat publicistike, nuk ndihmojnë askënd. 

Taksat e larta, arbitrariteti qeveritar, dhe zero investime publike, janë kushtet e sipërmarrjes sot që po shkon drejt falimentimit.