Koordinatorja për mediat, Silvi Bardhi reagon mbi faktet e reja të korrupsionit me dasmën e Ministrit të Mirqënies Sociale 

 

 

Me dasmën e dhjetra shkeljeve e abuzimeve, Ministri i Edi Ramës, i tregoi publikut dhe qytetarëve, se jeta private, qejfet, pasurimi i shpejtë dhe luksi, janë prioritet. 

Media ka paraqitur fakte skandaloze.

Erion Veliaj ka shkelur Ligjin për Trashëgimisë Kulturore. 

Kundër ligjit janë përgaditjet për skenën e dasmës në Kalanë që është një monument i kategorise së parë dhe mbrohet nga UNESCO, por që u vu në dispozicion të dasmës qeveritare. 

Eshtë abuzim i pastër dhe skemë mashtrimi, që Geraldina Spoza, një shoqëri dasmash, ia faturon Bashkisë Gjirokastër këtë zijafet, si aktivitet kulturor.

Në kundërshtim të hapur me ligjin për konfliktin e interesit, në kushte korrupsioni, kompania e vajzës së deputetit Dashamir Peza, përfituese e fondeve publike për fushatat publicitare të Ministrisë së drejtuar nga Veliajt, ka organizuar edhe dasmën e tij të dytë, në shtëpinë e saj në Pezë.

Abuzim dhe korrupsion ka kjo dasëm nga fillimi deri në fund.

Qytetarët dhe mbarë opinioni publik janë të skandalizuar.

Ndërkohë, Erion Veliaj hesht. 

Asnjë shpjegim për këtë korrupsion të veshur me vello e papijon. 

Përpjekja e tij për të censuruar median, e për të shantazhuar të rinjtë protestues me anë të policisë partiake, janë  qershia mbi këtë tortë të madhe abuzimi, shpërdorimi, luksi e neverie publike. 

Erion Veliaj duhet të japë dorëheqjen.

Ose Edi Rama duhet ta shkarkojë dhe të tregojë që nuk mashtroi sërish kur tha se ministrat do të largohen kur përfshihen në skandale.