Ne takimin në Bruksel me zotin Basha, kryetari i grupimit të Partive Popullore në Parlamentin Europian, Manfred Weber, kërkon zbatimin nga qeveria të parimeve demokratike dhe vendimeve të gjykatave 

 

Sjellja antiligjore e qeverisë, mosrespektimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, dhunimi i opozitës dhe promovimi i elementëve kriminalë ka shqetësuar Europën. Kjo u theksua qartë nga kryetari  i grupimit të Partive Popullore në Parlamentin Europian, Manfred Weber, ne takimin e zhvilluar me kryetarin e PD Lulzim Basha sot në Bruksel.

 “Shqipëria është një shtet europian, është pjesë e familjes tonë. Ne duam ta ndihmojmë Shqipërinë të ndërtojë standarde të forta demokratike. Pas takimit që zhvillova me liderin e opozitës, më duhet të them me sinqeritet, që jam i shqetësuar. Sjellja e qeverisë socialiste nuk është një sjellje në përputhje me modelin europian për respektimin e parimeve demokratike, për respektimin e vendimeve të Gjykatave. Kjo situatë krijon shqetësim për të ardhmen. Unë i bëj thirrje qeverisë, që të respektojë parimet demokratike dhe veçanërisht vendimet e Gjykatave. Kjo është e  vetmja rrugë përpara. Duhet garanci e qartë për respektimin e parimeve dhe rregullave, për të thithur investime. Qytetarët duan vende të reja pune, duan një situatë ekonomike të mirë për veten e tyre dhe për fëmijët e tyre. Ndërtimi i një të ardhmeje të mirë ekonomike kalon përmes një shtet ligjor, demokratik të konsoliduar”, deklaroi Weber.