Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti në takim Kryetarin e Partisë së Bashkimit Demokratik për Integrim, të Maqedonisë, Ali Ahmetin.
Z. Ahmeti e informoi z.Basha për situatën aktuale në Maqedoni me theks të vecantë për gjendjen e të drejtave të shqiptarëve dhe përpjekjet për të konsoliduar zbatimin e tyre, si pjesë e qënësishme e stabilitetit të Maqedonisë.
Basha vlerësoi përpjekjet e bëra dhe theksoi rëndësinë që ka zbatimi me rigorozitet i Marrëveshjes së Ohrit, si një pikë garancie për stabilitetin e Maqedonisë e më gjërë.
Basha nënvizoi se Partia Demokratike do të vazhdojë të jetë një avokate e plodhur të drejtave të shqiptarëve të Maqedonisë, dhe konsolidimit të demokracisë dhe integrimit euro-atlantik të vendit fqinj.
Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 11 Tetor 2014