Partia Demokratike dënon me forcë sulmin e djeshëm që ndodhi në Parlamentin Kanadez, që rezultoi me humbjen e jetës të oficerit të sigurisë. Duke shprehur solidaritetin e plotë, i përcjellim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe autoriteteve Kanadeze. Dhe i sigurojmë se Partia Demokratike dhe shqiptarët mbeten një aleat i palëkundur në luftën kundër ekstremizmit dhe terrorizmit.
Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 23 Tetor 2014