Deputeti Halimi denoncon prishjet e paligjshme dhe selektive që po ndodhin në Durrës, dhe ndërtimet e klientelës qeveritare që po bëhen në breg të detit
Deputeti Eduard Halimi denoncoi sot prishjet e paligjshme e selektive që po bëhen në Durrës, dhe ndërtimet klienteliste që po vazhdojnë ndërkohë në breg të detit.
Z.Halimi u takua me banorë të zonës së plazhit të dëmtuar nga arbitrariteti i qeverisë dhe u ndal në raste konkrete të pabarëzisë që ka krijuar represioni qeveritar.
“Asnjë copë lepër nuk u është dhënë në dorë qytetarëve. Për 30 minuta kanë kaluar fadromat e INUK-t bashkë me fadromat e policisë dhe kanë shkatërruar gjithçka. Këtu vetëm shtet ligjor nuk mund të ketë.
Po vepron me arrogancë të plotë duke e zëvëndësuar shtetin ligjor me një shtet policor, për më tepër kur po prishen banesat dhe lokalet e këtyre fukarenjve dhe shihni nga krahu tjetër ku është dhënë leja e ndërtimit dhe si po ndërtohet pallati”, u shpreh Halimi.
Deputeti Halimi i ka bërë edhe një herë thirrje qytetarëve të dokumentojnë rastet e arbitraritetit të qeverisë dhe ti sjellin ato pranë Partisë Demokratike.
Partia Demokratike do të denoncojë e bëjë transparencë për cdo rast të shkeljes së ligjit dhe trajtimit të pabarabartë që po u bën qeveria qytetarëve.