Deputeti Halimi e cilëson shkelje të Kushtetutës dhe kapje të drejtësisë për interesat e grupeve kriminale dhe korrupsionit, shkarkimin sot në parlament të dy anëtarëve të KLD

Dyshja Rama-Meta hodhi sot një hap alarmues drejt kapjes së drejtësisë, duke ndërprerë në kundërshtim me Kushtetutën mandatin e dy anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Nxitimi për të shkelur Kushtetutën e për të vënë nën kontroll Drejtësinë lidhet me nevojën që ka mazhoranca, të inkriminuarit e saj, që të mos kenë problem me ligjin, që të fitojnë pandëshkueshmëri për veprimtarinë e tyre kriminale dhe për korrupsionin.

Edi Rama dhe Ilir Meta po bëjnë shkarkimet e paligjshme në drejtësi dhe emërimet e militanteve të tyre, me deputetë me të kaluar kriminale, që vetëm pak ditë më parë morën në mbrojtje një kriminel të kërkuar nga policia, duke e strehuar në makinën e tyre.

Nuk ka asnjë dyshim sot për çdo qytetar shqiptar por dhe për cdo partner ndërkombëtar se qëllimi i vetëm i Ramës dhe Metes ishte të shkarkonin antarët e KLD, pa shkak, pa motiv, në kundershtim të hapur me Kushetutën. Të kapnin drejtësinë për ta vënë nën kontrollin e tyre në shërbim te krimit te organizuar që kanë në parlament dhe korrupsionit masiv qeveritar që po kaplon vendin.

Shkelja e vetme e nenkryterait te KLD është se nuk përconte frymën e atyre firmëtarëve që kerkonin shkarkimin e tij para 1 muaji dhe votuan sot. Nuk përconte frymën e atyre deputeteve që janë të denuar për krime mostrueze, për trafik droge, pengmarrje dhe trafik prostitucioni.

Nuk përçonte frymën e atyre deputetëve të cilet vetë apo nëpërmjet të afërmve të tyre janë pjesë e krimit të organizuar në Shqipëri, pjesë e mafias së drogës, e mafias së trafikut, e korrupsionit galopant. E atyre oragnizatave që kërkohen ndërkombëtarisht në shumë vende, dhe që qeveria në vend se ti arrestojë i ruan, i mbron, duke e kthyer parlamentin në strehë të krimit.

Krimi i organizuar në parlament sot kërkon të marrë nën kontroll drejtësinë, të coje aty njerezit e tij që të percojne frymen e krimit. Krimi i organizuar qe votoi sot për shkarkimin e Cefes dhe Lelcajt kërkon perfaqesueit e tij në KLD. Kush ka patur dyshime për këtë të lexojë dosjet kilometrike të interceptimeve të huaja me krimin e organizuar dhe korrupsionin që mbrohet sot nga qeveria dhe që kërkon te ngrejë dhe koracën e mosndëshkimit.

Cili është ai parlament i ndonjë vendi europian që ka në gjirin e vet trafikantë dhe të denuar për organizata kriminale dhe që i ndersen trafikantët kundër drejtësisë?

Cili është ai kryeminister i një vendi demokratik që radhet e qeverise dhe parlamentit i mbush me trafikante dhe përdor forcën e trafikantëve për të kapur dhe gjunjëzuar drejtësinë.

Kush është ai kryeministër që shkel hapur Kushtetutën duke shkarkuar anëtarët e KLD vetëm që të vërë drejtësine në shërbim të krimit dhe mafias së drogës dhe trafikut?

Partia Demokratike deklaron se vendimi i sotëm i parlamenti është antikushetutes, i marrë me votat dhe trysnine e botës së krimit dhe korrupsionit, dhe synon të gjunjëzoje drejtësinë para njerëzve te mafias me madat deputeti.

I bëjmë thirrje Gjykatës Kushetutese të shqyrtoje sa më shpejt çështjen e ngritur para saj. I bëjmë thirrje çdo gjyqtari të kësaj gjykate, dhe gjithë sistemit gjyqësor: Mos u gjunjëzoni para presionit të krimit dhe mafias së veshur me pushtetin qeverisës.

Mos u gjunjëzoni para atyre që dje i dënonit si trafikantë, dhe sot kërkojnë t’iu dënojnë ju se jeni kundër tyre.

Akti i sotëm shkatërron përfundimisht çdo shpresë për një reformë drejtësie gjithpërfshirëse dhe konsesuale që kishte në bazë të saj luftën ndaj korrupisonit. Ky vendim tregon qartë se shqetësimi i vetëm, klithmat e përditshme të kryeministrit ndaj gjyqsorit, kanë si qëllim të vetëm gjunjëzimin e drejtësisë në shërbim të krimit të organizuar, mafias dhe korrupsionit.

Partia Demokratike i bën thirje sot gjithë faktorit ndërkombetar të hapë sytë para asaj që po ndodh në Parlement ku njerëzit e krimit vendosin të shkarkojnë antarët e KLD, njerëzit që qeverite e tyre kërkojnë t’i ekstradojnë, dënojne sot anëtarët e KLD dhe kërkojnë të marrin kontrollin, kërkojnë të marrin KLD, Shkollen e Magjistraturës dhe gjithë sistemin e drejtësisë.

Këmbanat e alarmit duhet të zgjojnë gjithkënd sa më shpejt.

Kush mendon se me forcën e kartonit dhe krimit në parlament do të shkaterrojë institucionet e pavarura dhe do e ktheje vendin në një çiflig për krimin dhe korrupsionin, i ka bërë llogaritë gabim.


Deklaratë e deputetit të Partisë Demokratike, Eduard Halimi, 23 Tetor 2014