Partia Demokratike i bën thirrje qytetarëve të bashkohen në protestë kundër rritjes së çmimit të dritave, kundër të keqes, varfërisë e padrejtësisë që po shkakton qeveria

Dy milionë e 100 mijë shqiptarë të varfër, të zhytur në borxhe, pa punë, në antkh për bukën e gojës dhe pa shpresë për të ardhmen, do të vuajnë edhe më shumë nga vendimi që ka marrë Edi Rama për të rritur cmimin e energjisë elektrike.

Janë dy milionë e 100 mijë shqiptarë që konsumojnë më pak ose deri në 300 KW në muaj, të mbrojtur deri tani me anë të cmimit 77 lekë për kilovat.

Edi Rama e hoqi fashën mbrojtëse për këtë kategori që është rreth 77 përqind e konsumatorëve.

Cmimi i energjisë elektrike është edhe sot shumë i lartë, krahasuar me të ardhurat e qytetarëve dhe duke ditur se kostoja e prodhimit tek ne është më e ulëta në Europë.

Por rritja dramatike që ka vendosur të bëjë Edi Rama, është vdekjeprurëse.

Me heqjen e fashës mbrojtëse, fatura mujore për 2 milionë e 100 mijë shqiptarë do të jetë deri në 70 përqind më e shtrenjtë.

Vetëm një pushtues do të sillej kështu me popullin e tij.

Eshtë Edi Rama që premtoi uljen e cmimit të energjisë elektrike me 20 përqind, pasi u zotua se do të hiqte TVSH-në.

Eshtë Edi Rama që premtoi rilindje, legalizim e shëndetësi falas, 300 mijë vende pune.

Po shihni ku e katandisi vendin. Papunësi, varfëri, pasiguri. Rritje të cmimeve, rritje të cmimit të energjisë, rritje të cmimit të naftës.

Deri ku do të shkojë e keqja që ska fund me këtë kryeministër, me këtë qeveri.

Shqiptarët nuk ia kanë për borxh oligarkut Rama dhe skotës së tij.

E keqja nuk do të ndalet derisa ne të gjithë sëbashku ta ndalim.

Partia Demokratike i bën thirrje qytetarëve të ngrihen, dhe të bashkohen në protestë, nga Jugu në Veri, nga Lindja në Perendim.

Askush nuk mund të luajë me jetën dhe të ardhmen e shqiptarëve.

Ka ardhur koha që të gjithë sëbashku ti themi ndal të keqes që ka mbërthyer vendin.

Ka ardhur koha të ngrihemi e ti ndalim.


Deklaratë e koordinatores Grida Duma, 25 tetor 2014