Me votë të lirë e me transparencë, Partia Demokratike zgjodhi sot forumet e larta drejtuese, si dhe votëbesoi dy nënkryetarët e partisë dhe kryesinë e grupit parlamentar

Partia Demokratike zgjodhi sot forumet e larta drejtuese. Këshilli Kombëtar votoi për Sekretarin e Përgjithshëm, drejtuesit e Departamenteve dhe Sekretariateve.

Në përfundim të procesit, rezulton se Këshilli Kombëtar ka votuar si më poshtë:

Sekretar i Përgjithshëm, Arben Ristani

Burimet Njerëzore, Fatbardh Kadilli

Organizmi, Enno Bozdo

Zgjedhjet, Ivi Kaso

Marrëdhëniet me Publikun, Grida Duma

Organizatat Partnere, Valbona Mezini

Shoqëria Civile, Nevila Xhindi

Energjia dhe Burimet Natyrore, Suzana Guxholli

Infrastruktura dhe Transporti, Ervin Minarolli

Bujqësia, zhvillimi rural, peshkimi dhe agroindustria, Enkeleida Sallaku

Shoqëria e Informacionit dhe Komunikimi, Endri Hasa

Ekonomia dhe tregu, Florion Mima

Financat publike, Tregu bankar financiar dhe jo bankar, Sherefedin Shehu

Antikorrupsioni, Aksesi Publik në Shërbime dhe Transparenca në Qeverisje, Lealba Pelinku

Të drejtat e njeriut dhe liritë themelore, Ervin Salianji

Punësimi dhe Cështjet Sociale, Kastriot Sulka

Emigracioni dhe Diaspora, Bardh Spahia

Të Përndjekurit Politike dhe Pronarët, Belind Kellici

Siguria, Rendi Publik, Lufta kundër Krimit, Bashkim Shehu

Administrata Publike, Endira Bushati

Drejtësia dhe Cështjet Ligjore, Eduard Halimi

Pushteti Vendor dhe Administrimi i Territorit, Voltana Ademi

Ambjenti, Pyjet dhe Turizmi, Jamarbër Malltezi

Arsimi, Shkenca dhe Inovacioni, Luciano Boci

Kultura, Rinia dhe Sporti, Arben Skenderi

Shendetësia, Tritan Shehu

Integrimi Europian, Laura Vorpsi

Politika e Jashtme, Kreshnik Collaku

Siguria Kombëtare, Avenir Peka

Pjesë e Kryesisë së re të Partisë Demokratike janë edhe kryesia e Grupit Parlamentar Demokrat dhe kryetarët e nënkryetarët demokratë të komisioneve parlamentare.

Duke vlerësuar procesin, cilësinë dhe entuziazmin e aplikantëve, përpara shpalljes së garës, Kryetari Basha tha se: “Nga zgjedhjet e sotme do të dalë ekipi që do të punojë çdo ditë, non-stop, për të  intensifikuar e fuqizuar aksionin politik opozitar të partisë, për të çuar përpara Nisjen e Re dhe të gjitha synimet e objektivat që përcaktuam në Kuvendin Kombëtar, për të përgatitur programin tonë të detajuar politik, ekonomik, që do të jetë propozimi ynë i ri, alternativa jonë e re për Shqipërinë dhe shqiptarët”.

“Parimi i përgjegjësisë na ka mbedhur e na mban të bashkuar në  rrugën tonë. Ne marrim përgjegjësi para vendit. Ne marrim përgjegjësi para qytetarëve.  Marrim përgjegjesi për të mos u dhënë paqe mashtrimeve, dështimeve, klientelizmit, krimit dhe korrupsionit qeveritar. Marrim përgjegjësi për të mbrojtur me çdo çmim demokracinë. Marrim përgjegjësi për të përgatitur alternativën e ringritjes së vendit dhe të ekonomisë. Një moment përgjegjësie i Këshillit Kombëtar është zgjedhja sot e ekipit të ri drejtues të Partisë”, u shpreh Kryetari i Partisë Demokratike.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 30 Nëntor 2014