Kryetari i Partisë Demokratike, z.Lulzim Basha zhvilloi sot një takim me Kryetarin e Parlamentit të Turqise, z.Cemil Çiçek, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në vendin tonë.
Bashkëpunimi mes dy vendeve, vecanërisht në rrafshin ekonomik dhe situata politike në Shqipëri dhe në rajon ishin temat kryesore të bashkëbisedimit mes kreut të opozitës dhe kryeparlamentarit turk.
Në takim u ritheksua angazhimi i përbashkët për të bashkëpunuar ngushtësisht për konsolidimin e mëtejshëm të miqësisë mids të dy popujve dhe kombeve.
Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 26 Nëntor 2014