Deputeti Pollo denoncon si të paligjshëm emërimin e ish-drejtorit të Digitalb në krye të Autoritetit Mediatik Audioviziv. “Sala fshehu punësimin në Digitalb, PD do të ndjekë rrugën ligjore”
Të enjten mazhoranca Rama-Meta e përmbylli sagën e mundimshme një vjeçare të kapjes së Autoritetit të Medias Audiovizive për llogari të klient-padronit mediatik të tyre.
Duke shkelur me dy këmbët ligjin për perzgjedhjen e kryetarit të AMA-s
Duke shkelur çdo rekomandim e këshillë të komunitetit ndërkombëtar pasi bënë be e rrufe se do i pranonin ato.
Edi Rama, i dha urdhër deputetëve delebindur të votojnë ish-drejtorin e Digitalbit, Gentian Salën, agjent i klient-padronit mediatik e monopolistik të Edi Ramës.
Edi Rama emëroi drejtorin e Digitalbit në krye të AMA-s jo për të zbatuar ligjin shqiptar e standartet europiane por me detyrën afatshkurtër që të verë tregun mediatik nën kontrollin e plotë dhe unik të tij dhe të Digitalb, cdo televizion të ketij vendi, të eliminoje pluralitetin e medias dhe detyrës afatmesme që ti zhvasë TVSh-së brezat frekuencore në favor të klientit mediatik duke penguar njëkohësisht internetin super të shpjetë për qytetarët në frekuencat 4G që mbahen ilegalisht të bllokuara po nga klienti mediatik e monopolistik.
Për rrjedhojë cdo qytetar shqiptar do të dëgjojë e shikoje vetëm atë cka do t’i interesojë Edi Ramës dhe klient-padronit të tij për më tepër duke paguar kartën 200 mijë lekë të vjetra kur në fakt çmimin duhet ta kishte jo më shumë se 90 mijë lekë të vjetra.
Nuk është surprize, tashmë është bërë e njohur në media, që Gentian Sala ka fshehur marrdhënien prej punëmarrësi me Digitalb, edhe në CV e dorëzuar në Komision e Edukimit e Medias edhe në dy dëgjesat para komisionit në datat 21 korrik e 28 tetor 2014. Kjo përbën një vepër penale e shkelje të rëndë civile që kudo në botën normale do të mjaftonte për të mos e votuar apo edhe për të reaguar duke e shkarkuar. Kudo në botën normale por jo në botën reale të Edi Ramës e klientelës së tij.
Prandaj është pakuptimtë të apelojme që ish drejtori i Digitalbit të mos ushtrojë postin e paligjshëm të kryetarit, siç bëmë me dy anëtarët e PS në AMA një muaj më parë. Ne do të ndjekim rrugën ligjore dhe apelojme publikun, operatorët mediatikë e më gjerë se kanë të bëjnë me një autoritet të paligjshëm e jolegjitim.