Prezantimi i plotë dhe bashkëbisedimi me studentët i z.Basha dhe përfaqësuesve të tjerë të Partisë Demokratike në lidhje me shqetësimet që ka sjellë paketa e re fiskale që parashikon rritje të tjera të taksave, asfiksim të biznesit dhe largim të investitorëve të huaj.
Jorida Tabaku: Nga 1 janari, qytetarët do taksohen më shumë, do paguajnë më shumë
Në dhjetor të vitit të kaluar Partia Demokratike ngriti shqetësimin për efektet që solli rritja e taksave në ekonomi, tek bizneset dhe tek individët.
Dhe sigurisht që nuk ndjejmë kënaqësi të themi që e kishim parashikuar që efekti i rritjes së plot 12 taksave vitin e kaluar në dhjetor dhe çoroditja që solli në sistemin fiskal lëvizja nga taksa e sheshtë tek tatimi progresiv, i ka dhënë efektet gjatë këtij viti.
Biznesi ka përjetuar rënie te investimeve, reduktim stafi të reflektuar në të ardhurat nga sigurimet shoqërore, investimet e huaja janë përgjysmuar nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar dhe Shqipëria nuk është më atraktive në rajon sic ka qënë më parë më një sistem fiskal me taksa më të lartë dhe dukshëm kompleks.
Por ne sot duam të ndalemi tek individi. Çfarë ka ndodhur me Shqiptarët gjatë këtij viti të fundit?
Indeksi i çmimeve të konsumit në muajin Tetor 2014, arriti 116,4% kundrejt muajit Dhjetor 2007.
Krahasuar me muajin Tetor 2013, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shërbimi arsimor” me 11,2 % ku vetëm tarifat e arsimit u rritën me 22%.
Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” dhe “Komunikimi” u rriten respektivisht me 3,8 % dhe 2,7 %.
Çmimet e grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” u rriten me 1,6 %. Brenda këtij grupi çmimet e nëngrupit “fruta” janë rritur me 9,2 %, pasuar nga nëngrupi “zarzavate përfshirë patatet me 7,3 %, nëngrupi “qumësht, djathë e vezë” me 2,1 %, etj.
Realiteti pa syzet e propagandës
Të dhënat nga Banka e Shqipërisë flasin për rënie të pagës me 5.5%. që do të thotë të gjithë ata që kanë vetëm një burim të ardhurash nga paga në këto 9 muaj janë 5.5% më të varfër se vitin e kaluar. Një tregues i frikshëm duke pasur parasysh që shqiptarët e ndershëm që kanë të ardhura vetëm nga paga janë pothuajse 90 përqind e shqiptarëve.
Nga të dhënat zyrtare të INSTAT, papunësia gjatë kësaj periudhe është rritur në masën 18.3%. Dhe kjo bashkë me rënien e nivelit të pagës është një tregues që tregon qartë përkeqësimin e jetës së qytetarëve dhe pasojat direkte që ka paketa fiskale e dhjetor në buxhetet familjare. Ndërkohë që qeveria pretendonte se do të paguante detyrimet e prapambetura për t’i dhënë frymë dhe problemit të kredive të këqija, duket se fatkeqësisht asnjëra nga këto nuk ka ndodhur.
Shqetësimi kryesor për ekonominë në këtë moment është rënia e konsumit, rënie konsumi e shprehur në shumë drejtime, por me pasoja drastike për qytetarët e bizneset. Duket qartazi që ky nuk është shqetësim për qeverinë. Duket qartazi që në asnjë rresht të projekt buxhetit të ri, qeveria nuk ka vizion se cilat janë shtyllat kryesore që ajo do të mbështesë si dhe masat e nxitësit e nevojshëm për të ringritur ekonominë.
Kjo situatë do të kish qënë një këmbanë alarmi për cdo qeveri, por jo për qeverinë tonë e cila dhe buxhetin aktual e prezanton në të njëjtën linjë, përkundrazi më shtrënguese se ai vitit të kaluar.
Masat që qeveria merr për të rimëkëmbur ekonominë janë:
•Barra fiskale rritet me 220 mln $ (të dpd 150 ml) përmes rritjes së tre taksave kryesore, tatimit mbi të ardhurat personale (Objekt i kesaj rritjeje prej 50% do te jene te gjitha te ardhurat qe nje individ gjeneron përfshi dividentin, interesin, fitimin kapital, qerane, pronësine intelektuale dhe industriale etj.), taksës së qarkullimit e cila përvec rritjes me 12 Lek në dhjetorin e kaluar, rritet dhe me 12 lekë të tjera këtë fundviti, dhe akcizës së duhanit!
•Rritja e cmimit të energjisë elektrike përmes heqjes së fashës 300 Kv për energjinë elektrike e cila praktikisht prek cdo shtresë të këtij vendi duke ofruar një kompensim prej 1.6 miliardë lekësh ose 700 lekë për 200.000 familje ndërkohë që janë dhe 3 herë sa kjo që preken nga rritja e tarifës së energjisë!
•Rritja e tarifës së studimit në shkollat e larta.
•Heqja e taksave për disa biznese selektive pranë qeverisë. Askush nuk mund të na thotë se qeveria ka prioritet rritjen e importit të gomave, ose mosstimulimin e miellit vendas!
Cfarë do të sjellë kjo për ekonominë?
•Mungesë në përkujdesjen për rritjen e investimeve private, eksporteve dhe konsumit. Asnjë sektor i identifikuar si prioritar, asnjë incentiv se pse duhet bizneset e huaja të investojnë në Shqipëri!
•Rritje e PBB me rreth 800 million $ nga të cilat 460 million $ i hiqen ekonomisë dhe mbyllen në arkën e shtetit. E gjithë vlera e shtuar në ekonomi shkon mbrapsht shtetit nëpërmjet taksave duke shterrur cdo burim të bizneseve për të investuar, duke bllokuar në këtë mënyrë të gjitha investimet private në vend. Për vitin që po mbyllim 2014, sipas llogarive aktuale dhe duke pasur parasysh që kemi rënie ekonomike me 0.6 përqind kjo normë ka qënë 85 përqind që do të thotë praktikisht cdo shtesë në PBB i është kthyer shtetit nëpërmjet taksave duke shtrydhur xhepat e bizneseve dhe të qytetarëve.
•Mungesë në investimet publike në të gjithë sektorët, duke ngrirë kështu buxhetin e shpenzimeve. Asnjë projekt i ri investimi, buxhete në rënie për arsimin, shëndetësinë, ndihmën sociale, bujqësinë, infrastrukturën! I vetmi zë me rritje janë fasadat e qyteteve, mirëmbajtja kryeministrore dhe shpenzimet për të mbajtur shtetin policor.
Nga 1 Janari, qytetarët do të paguajnë më shtrenjtë për arsimin, më shumë për faturat e energjisë elektrike, do të paguajnë më shumë taksa, do të marrin më pak shërbime, më pak investime, do të kenë cilësi jete më të keqe! Duket se qeveria është duke e shtyrë ne ekstrem çdo gjë dhe me siguri është duke arritur rekorde në shtrëngimin fiskal ku çdo gjë që prodhon ky vend e merr shteti!
Sigurisht që ne nuk mund ta quajmë këtë një sistem fiskal të mirëfilltë, por një krim që i bëhet qytetarëve duke qënë se në vite ky është buxheti në mënyrë absolute më anti-antizhvillim, dhe është i dështuar në parim! Sepse nuk niset nga themelet e ekonomisë së tregut, nuk niset nga nxitja dhe stimulimi i ekonomisë, por nga penalizimi i kapitalit.
Lulzim Basha: Paketa fiskale, 670 mijë lekë në vit për cdo familje
Të dashur studentë dhe studente,
Eshtë një kenaqësi dhe emocion i veçantë gjithmonë për mua të takohem sot me ju në këtë ambjent në qytetin “Studenti”, të paharrueshëm për shqiptarët, për brezat e mëparshëm, për brezat që do të vijnë.
Sepse asnjë prej nesh këtu nuk harron se zanafilën, Shqipëria e re demokratike, Shqipëria moderne, Shqipëria Europiane, dhe liritë e të Drejtave individuale, nga liria e fjalës, liria e mendimit, liria e besimit, i ka këtu ku jemi sonte. Eshtë vendosur një standard nga kjo sallë në djetorin e vitit 1990, nga paraardhësit tuaj, nga studentët e lavdishëm të dhjetorit 1990, një standard i angazhimit, një standard i sjelljes qytetare, një standard sipas të cilit studentët kanë një përgjegjësi të dorës së parë në këtë shoqëri, sipas të cilit kjo përgjegjësi ka të bëjë jo vetëm më jetën tuaj për problemet e studentëve, për çdo problem madhor të vendit.
Eshtë vendosur një standard i cili thotë se studentët vendosin, studentët prijnë, studentët ia dalin, për cështjet ku përkushtohemi të gjithë së bashku. Eshtë vendosur një standard të cilin e keni konfirmuar se ju jeni, studentët janë, rinia është, shpëtimi, aty ku në lojë është humbja e të gjithëve.
Pra vijmë këtu në një mbrëmje të tillë, ndërkohë që jemi angazhuar si forcë politike me konsultime të gjithanshme me grupet e interesit, por vijmë këtu të vetëdijshëm për këtë standard, i cili vazhdon t’u shoqërojë ju dhe që ju vazhdoni ta nderoni si bashkësi studentore.
Sa herë kërcënohet e mira e përbashkët, sa herë kërcënohet demokracia, sa herë abuziviteti dhe arroganca qeveritare përpiqet t’u mbivendoset lirive dhe të drejtave themelore të qytetarëve, sa herë që koha të kërkojë këputjen e nyjes gordiane të së keqes, studentët ngrihen të parët, studentët prijnë, studentët vendosin.
Pas tyre e bashkë me ta gjithë qytetarët e lirë të këtij vendi.
Miqtë e mi,
Siç u tha, PD dhe unë personalisht jemi angazhuar në një tur takimesh të hapura, jo vetëm me grupet e interesit, por me qytetarët anembanë vendit. Kemi ndërmend ta vazhdojmë këtë bashkëbisedim në ditët dhe javët e ardhshme kudo në Shqipëri.
Këto ditë kam vizituar Vlorën, Fierin, Lushnjen. Jam takuar me shumë prej prindërve tuaj, banorëve dhe qytetarëve të këtyre zonave. Me dhimbje të madhe kam parë se si burra dhe gratë e këtij vendi të përloten për shkak të pamundësive ekonomike, që shkon deri tek pamundësia për ti ofruar ushqimin femijeve të tyre të parritur. Njerëz të ndershëm por të pafuqishëm për të kryer detyrat e tyre prinderore. Pse ndodh kjo? I kam pyetur dhe kam dashur të marr përgjigje nga gojët e tyre dhe jo ta formuloj si tezë politike të opozitës.
Më kanë thënë se qeveria nuk i lë njerëzit të punojne, por u sul policinë, ju shkatërron pronat dhe u ngre taksat. Vjet hyri në fuqi taksa progresive dhe goditi të gjithë elitën profesionale të vendit. Sivjet po përgatitet rritja e taksave mbi të ardhurat, tashmë si një taksë e sheshtë që nuk kursen askënd, nga 10 në 15%.
Po mbytet inisiativa e lirë, po goditet shpirti sipërmarrës, po shkurajohen investitorët potenciale, vendas dhe të huaj. Shifrat qeveritare flasin vetë. Investimet e huaja janë në ditën e tyre më të zezë në rekordin më të ulët historik.
Kam një përvojë politike aktive, po mbush një dekadë përvoje të tillë, në fushata dhe jo në fushata, kam takuar mijëra qytetarë, njerëz, të rinj, të reja, por mund t’u them se nuk më ka ndodhur t’i shoh qytetarët shqiptarë kaq të vrarë, kaq të indinjuar, kaq të pashpresë, kaq të revoltuar me qeverinë e tyre, me qeverinë Rama-Meta.
Kemi qënë bashkë me deputetët dhe shkuam ti dëgjonim për hallet e tyre. Të vrarë e të indinjuar nga mashtrimet e qeverisë. Kanë pasur pritshmëri njerëzit. Eshtë e lehtë sot përballë dështimeve të qeverisë t’i harrojmë, por kanë pasur pritshmëri nga premtimet mbi të cilat kanë dhënë votat. Nga dështimet, nga arrogance, nga padrejtësia, nga varfëria në rritje, nga mungesa e shpresës. Ndihen të shpërfillur, ndihen të braktisur, të lënë vetëm në mënyrën e fatit nga një qeveria që e ka humbur lidhjen me realitetin.
Anti-reformat kanë goditur fort qytetarin, xhepin e tij, familjen, atë që ka pak apo aspak, kanë goditur ata me të ardhura mesatare, kanë goditur biznesin.
Ekonomia është në renie të lirë si kurrë më parë.
E keni pare se c’ndodh me çdo sektor, duke përfshirë edhe arsimin?
Kemi parë dhe kemi mbledhur një zemërim i madh, të një sensi të madh revolte ndaj njerëzve që perceptojnë padrejtësi, abuzivizëm, arrogancë.
Si opozitë, kemi detyrimin ti kuptojmë thellë dhe vërtetësisht shkaqet e kësaj gjendje. Të bëjmë punë tonë për të kanalizuar këtë gjendje shpërthyese, me një energji pozitive dhe jo shkatërruese, por po kështu, të kërkojmë protesta dhe të kërkojmë me çdo kusht ndryshimin e gjendjes.
Ne kemi nisur një bashkëbisedim që nuk ka të bëjë vetëm me situatën aktuale, nuk ka të bëjë vetëm me gjendjen e rëndë të ekonomisë në tërësi dhe asaj familiare e individuale në veçanti, por edhe për të nesërmen që na pret.
Për impaktin negativ që do të këtë në ekonomi dhe në mirëqënien e çdo shqiptari kjo paketë shkatërrimtare nëse do e lëmë të hyjë në fuqi, nëse e lëmë të marrë forcën e ligjit dhe të godasë drejtpërdrejtë shqiptarët. Kjo, pa marrë parasysh, rritjen e paralajmëruar të çmimit të energjisë, është vjedhja më e madhe që shteti u bën shqiptarëve në këto 23 vite.
Për ju studentë të ekonomisë, 460 milionë dollarë para që qeveria planifikon ti marrë mbi paratë që merr këtë vit nga vlera e shtuar e ekonomisë. Eshtë një tregues domethënës. Për një pjesë të madhe të shqiptarëve, 460 milionë është një shifer tepër e madhe për tu përkthyer në realitete të prekshme për ta.
Le ta përkthejmë së bashku. 460 milionë dollarë, nga 800 milionë dollarë të shtuar që do të krijojë ekonomia sipas skenarit më pozitiv që kanë planifikuar qeveritarët, do të thotë që nëse kjo barrë ndahet baraz për 700 mijë familjet shqiptare, do të thotë që secila familje të paguajë plot 670 mijë lekë më shumë seç kanë paguar deri në fund të këtij viti. Vetëm taksat 670 mijë, sikur të ndahej në mënyrë të barabartë. Këtë planifikon të bëjë qeveria. Me një të rënë të lapsit ka planifikuar sikur do të rritet ekonomia me 800 milionë dollarë, 460 milionë prej të cilave do ti marrë për vete.
Çfarë impakti jep kjo në ekonomi. Çfarë do ti bëjë qeveria këto para? Ne jemi kundër në parim që paratë të grumbullohen në xhepin e qeverisë. Kemi besuar dhe besojmë jo vetëm sot në kushtet e kësaj krize që ka mbërthyer vendin, por edhe në kushte më të mira eknomike, se paraja punon, prodhon, krijon dhe shumëfishohet më shpejt, më drejtë nëse është në xhepat dhe në duart e privatëve. Por këta mund të na thonë që ne jemi një koalicion partish të majta, kemi ardhur me një vizion tonin dhe kemi mënyrën tonë. E shikojmë shtetin si zgjidhj
e dhe jo si problemin. Por çfarë na afrojnë me këto 460 milionë dollarë. 670 mijë lekë më shumë që i marrin çdo familje shqiptare. Rrugët i kanë alergji, investime të tjera publike janë në të njëjtin nivel si këtë vit. Ishte një vit si mos më keq për investimet publike. Shpenzimet në arsim në rënie, në shëndetësi po kështu. Çfarë na afrojnë? 1100 policë më shumë në Policinë e Shtetit, 300 inspektorë më shumë në INUK, 400 policë më shumë në burgje dhe 400 mësues fiskulture. A thua se fiskultua mbetet problemi më i madh i një populli të cilit kur i ke marë edhe kacidhen e fundit nuk i ngelet gjë tjetër veçse të hajë bukë e kos, dhe të bëjë fiskuturë.
E mora këtë si ilustrim, por këto janë probleme madhore. Sepse realiteti është i hidhur dhe jo shumë larg nga kjo që sapo thashë. Ishim bashkë me deputetët e Fierit në Levan dhe pamë familje të tëra që ushqeheshin me thes me krunde dhe me qepë, dhe me asgjë tjetër. Janë probleme madhore që duhet të diskutohen me shqiptarët, duam ti diskutojmë me elitën e kombit që jeni ju studentët prandaj jemi sot këtu. Mundet të ishim kufizuar sot të diskutonim vetëm problemet e arsimit, me ato që kanë të bëjnë me arsimin universitar dhe pasuniversitar, që janë çështje specifike tuajat si studentë, sepse edhe në këtë rrafsh problemet janë një mal dhe ne do të flasim për to. Por siç e theksova pak më lart, studentët nga natyra shohin përtej, shihni më tej se hunda juaj.
Çfarë është në thelb projekti i paketës së re fiskale të qeverisë, cili pritet të jetë impakti i saj nëse do të miratohej nga shumica qeveritare kështu siç është? Ne po e studiojmë në detaje me ekspertët tanë, por konsultohemi me grupet e interesit dhe më vonë me konsumatorët. Duam ta diskutojmë sot me ju. Të marrim pyetjet tuaja, t’u përgjigjemi, e të marrim mendimin tuaj.
Nëse do të duhej të përkufizonim përmbajtjen e kësaj pakete do të thonim pa pikë dyshimi se kjo është:
1. Paketa e taksimit më të rëndë dhe rrjedhimisht e varfërimit më të rëndë të shqiptarëve dhe,
2. Paketa e luksit qeveritar dhe e klientelës qeveritare.
Pse e themi këtë? Rritet barra fiskale mbi taksapaguesit shqiptarë pa përjashtim, kanë hequr dorashkat pa përjashtim, ndërkohë që vendet e punës nuk janë shtuar por janë pakësuar, të ardhurat nuk janë rritur por ulur, ekonomia nuk është rritur qoftë edhe sadopak, nuk ka qëndruar as në vendnumëro, por siç thotë INSTAT ka prekur në kufinjtë e reçesionit, me minus 0.6% në tremujorin e dytë. Si e tillë, kjo është paketë që synon t’u marrë taksapaguesve, të vegjël, të mesëm apo të mëdhenj, kacidhen e fundit.
Eshtë një paketë klienteliste e diktuar nga interesat e grupeve të lidhura me qeverinë që për të marrë monopolet në tregjet e mallrave të konsumit të gjërë nuk janë menduar, por kanë goditur për vdekje prodhimin e biznesit vendas.
Eshtë një paketë e shpenzimeve të tipit “për rrush e kumbulla”, për të cilën u shpreh zonja Tabaku. Me përjashtim të asaj që thamë që është paketa e fiskulturës dhe e shtetit policor për një popull që i kanë lënë më pak se një tas me kos. Eshtë një paketë që do të thellojë reçesionin deri në paralizë të plotë te ekonomisë kombëtare.
Ky nuk është një parashikim kasandrash, ky që bëjmë sot ne dhe ekspertët tanë, por një konkluzion i nxjerrë nga analiza e impaktit të rritjes së taksave vitin e kaluar në ecurinë e ekonomisë kombëtare dhe e treguesve të tjerë të zhvillimit ekonomimk dhe social të vendit. E bënë eksperimentin vitin e kaluar. Ne u thamë jo, ata e bënë. Tani rezultatet i keni përpara. Çdo taksë e rritur dështoi. Por me dhunë, me arbitraritet u goditën bizneset, u falimentuarn bizneset, u hodhën njerëzit në rrugë. Eshtë vertetuar tashmë se rritja e taksave vitin e kaluar prodhoi ardhjen në kufinjtë e reçesionit. Ekpertët tanë ndërkohë kanë bërë publike se vetëm nga rritja e parashikuar e çmimit të karburantëve dhe energjisë, pa llogaritur asgjë tjetër, fuqia blerëse totale e konsumtorit do të jetë 4% më e vogël se sa është sot, dhe do ta çoj automatikisht në një situatë rritjeje prej 2,4% vendin në staniacion.
Po bëjmë çmos, ndaj nuk jemi këtu siç e tha dhe Jorida, për të fërkuar duart, në dështimin e tyre se është dështim që peshon tek shqiptarët, tek çdo shqiptar. Po bëjmë çmos t’u themi kundërshtarëve tanë në qeveri, mos e bëni këtë. Ua them edhe sot, jua kujtoj edhe sot, jo për politike, as për batutë, por për ta kuptuar përkufizimin e budallallëkut, si të përsëriturin e të njëjtave gabime, duke pritur një rezultat të ndryshëm. Nuk mund të presësh rezultat tjetër nëqoftëse përsërit të njëjtat gabime.
I rritën vitin e kaluar taskat. Rezultati ishtë në rënie. Duan ti rrisin sërish. Rezultati do të jëtë një rënie e dyfishtë. Ne jemi të vendosur të bëjmë çmos ta prapsojmë këtë paketë. Këtë paketë të mjerimit ektrem të shqiptarëve. Kemi shpallur platformën tonë të kundërshtimit, të plotë dhe pa kushte, kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike dhe kemi ftuar të gjithë qytetarët në protestë për ketë dhe i bashkangjisim kësaj kërkese edhe kërkesën tonë të dytë ultimatike, asnjë rritje taksash për vitin e ardhshëm.
Paralelet e dështimit dhe suksesit i kemi kudo, të shtrira në histori, në kontinentin tonë apo në përvojat e ekonomive të tjera të mëdha si SHBA. Kujtojmë një prej drejtuesve më të shquar të forcave të qendrës së djathtë, Presidentin Regan, që mori ekonominë amerikane në gjendje reçesioni. E mori ekonominë amerikane në gjendje taksash të rritura, në një spirale pafund të rënies ekonomike, një prej ekonomive kryesore të botës dhe ia doli vetëm përmes uljes së taksave dhe kontrollit të shpenzimeve të shfrenuara dhe luksit qeveritar, ta sillte brenda 3 viteve me një rritje ekonomike prej 6.8%, një ekonomi të përmasave të tilla. I rikthehemi përvojës së vendeve të tjera duke përfshirë Shqipërinë tonë, ku ulja e taksave jo vetëm prodhoi më shumë mirqënie, rriti ekonominë, por rriti edhe të ardhurat e shtetit, mundësinë për t’iu përgjigjur me ambicie gjithmonë më në shtim programeve dhe objektivave qeveritare.
Reflektimi i kësaj gjendjeje, në gjendjen e arsimit të përgjithshëm dhe atë të arsimit të lartë, është i qartë. Me VKM famkeqe 668, qeveria vendosi pengesën e parë përmes uljes së kuotave të studimit dhe gurin e parë të një ngrehine që nuk e trajton më studentin, studimet e larta si një e mirë publike por si një luks. Me uljen 40% numrin e kuotave për Masterat Profesionalë dhe me 30% për Masterat Shkencorë. Pengesa e dytë është rritja e tarifës për të cilën studentët janë ngritur. Janë ngritur në një proces madhështor si ata që dini të ndërtoni vetëm ju, por që sonte dua t’u deklaroj edhe njëhere fuqimisht mbështetjen time, të Partisë Demokratike, të Opozitës Shqiptare për kërkesat tuaja të drejta. Rritja nga 14-30% e tarifës së studimit është një padrejtësi e madhe që u bëhet ju dhe prindërve tuaj. Eshtë thelbi i një shteti të padrejtë që tjetër gjë thotë, për tjetër gjë zotohet dhe ndryshe godet prapa krahëve.
Pengesa e tretë ka të bëjë me keqfinancimin e arsimit ng
a buxheti i shtetit, që kështu nisi në 2014 dhe kështu vazhdon në 2015. Dhe këtu vjen edhe kërkesa jonë tjetër. Krahas mbështetjes totale, politike dhe të gjithanshme, për aksionin tuaj, për mos rritjen e tarifave të studimit Partia Demokratike do kërkoj dyfishimin e buxhetit për arsimin e lartë universitar në Shqipëri dhe prapë do të jemi nën premtimin e bujshëm apo mashtrimin e bujshëm se arsimi do të arrijë në kuotën prej 5%, kur aktualisht arsimi i lartë merr më pak se 1/10 e saj (0.4%) të PBB. Betohet dhe stërbetohet Kryeministri, për orë të tëra, për fatin e shoqërisë të lidhur me fatin e të mirëarsimuarve, të studentëve përgatitur në auditore cilësore. Llafet i merr era apo siç thonë në anglisht: “Show me the money”.
Kjo është e papranueshme. Ne kërkojmë në 2015, vitin e ardhshëm, nga Janari, me efekt të menjëhershëm, dyfishimin e buxhetit për arsimin e lartë në Shqipëri. Po kështu mendojmë se kredia studentore, si një nga opsionet tona politike, Modeli që kemi paraqitur duhet të konsiderohet si një mjet lehtësus e jo si një mjet rëndues për studentët tanë. Të merren të gjitha masat që kjo kredi të mund të merret me interesa të ulëta, të përballueshme nga studentët dhe të shlyhet deri në 20 vite, duke bërë të mundur pagesat 20 deri në 30 dollarë apo mijë lek në muaj, pas futjes në punë të studentëve për një periudhë 20 vjeçare. Kjo po është e përballueshme, është e ndershme.
Të nderuar studentë, u futa në këto detaje jo për ti paraprirë debatit, pyetjeve, sugjerimeve, zërit tuaj, por për t’u thënë se si forcë politike dijmë jo vetëm të qëndrojmë fort për parimet dhe vlerat tona, jo vetëm të angazhohemi me të gjitha format demokratike për t’iu bërë barrierë e pakapërcyeshme arbitraritetit dhe arrogancës, por dimë të japim alternativën tonë, zgjidhjen tonë, rrugën tonë, e t’u them se me këtë cilësi të rinjsh Europian që rrezaton ky auditor sot, që rrezatojnë mes jush edhe disa nga prurjet e reja cilësore në Partinë Demokratike, Koordinatorët tanë Kombëtar, disa prej tyre pedagogë në këtë universitet apo në të tjera institucione akademike të vendit dhe të cilët dua ti përshëndes për angazhimin e tyre dhe për praninë e tyre sot këtu bashkë me ju, bashkë me grupin tonë parlamentar, ekspertizën e vyer politike dhe të gjithanshme të të cilit e kemi pararojë të veprimtarisë tonë politike, ne jemi të vendosur nga njëra anë të ndërmarrim të gjitha hapat, bashkë me shqiptarët, bashkë me rininë për ti thënë ndal dhe për ti vënë fre shkatërrimit dhe rrënimit përfundimtar të ekonomisë familjare dhe kombëtare të vendit, përmes propozimit të papërgjegjshëm të paketës fiskale dhe buxhetit të vitit 2015. Ju bëjmë thirrje që zërin e arsyes ta dëgjojmë, të sprapsemi e të marrin hapat dhe vendimet që nuk e bëjnë të pakthyeshme rrugën e papërgjegjshmërisë dhe përgjegjësine e tyre për këtë papërgjegjshmëri. Por nëqoftëse zgjedhin mos të na dëgjojnë, nëqoftëse zgjedhin përsëri të bëjnë shurdhin, të papërgjegjshmin, shpërfillësin, arrogantin, ne jemi gati që bashkë me ju dhe me forcën e shqiptarve të lirë, të marrim përgjegjësitë që na takojnë për të ecur në drejtimin e duhur drjet një Shqipërie Europiane të njerzve të lirë ku çdokush të ketë mundësi të barabarta për të prodhuar, për të punuar në bazë të aftësive të tij apo të saj dhe ku shteti të mos jetë një barrë e rëndë, një gur në qafën e individit, mos jetë një derr i majmun para individit të vobektë e të pamundur por të jetë një parner në krah të gjithsecilit. Por para se ta mbyll, edhe diçka tjetër. Me projektin e Bulevardit të Ri të Tiranës, Bashkimi Europian caktoi fonde për ndërtimin e pallatit të drejtësisë. U përcaktua zona ku do ndërtohej ky pallat i drejtësisë, që do të ishte shtëpia e Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Faktit, Gjykatës së Apelit, dhe disa institucioneve të tjera të rëndësishme, në fazën e parë dhe në fazën e dytë edhe e pjesës tjetër të institucioneve të Drejtësisë, Ministrisë së Drejtësisë, mu në hyrje të Bulevardit të Ri të Tiranës. Prona u identifikua, projekti u hartua, cilësia e projektit u përmirësua me fondet e Bashkisë së Tiranës, investimi do kryej me fondet e Bashkimit Europian dhe taksapaguesve Europian, por sindroma e vitit zero e çoi Kryeministrin Rama në një vendim absurd të ngrirjes së investimit të Bulevardit dhe mesa kuptoj të ngrirjes edhe të një investimi tjetër që është me paratë e taksapaguesve Europian për një qëllim të rëndësishëm siç është infrastruktura në drejtësi. Aty është toka, aty janë paratë, aty është projekti, por në vend që të ndërtojë këtë infrastrukturë të rëndësishme, e cila po kështu do të shërbejë për të punësuar një numër jo të vogël bashkëqytetarësh tanët, ka vendosur ti marrë godinën Fakultetit të Gjeologji-Minierave dhe të nxjerrë mbi 2000 studentë dhe pedagogë në mes të katër rrugëve. Në këtë situatë ku zullumet e qeverisë përditë ndodhin me frekuencë të madhe, ndodh që të keqkuptohemi se nuk i ndjekim të gjitha, por i ndjekim me kujdes të madh, ndaj sot dua ti dërgoj një mesazh studentëve dhe Fakultetit, pedagogëve të Fakultetit të Gjeologji-Minierave, se në kërkesën e tyre të drejtë për të mos u zhvendosur nga premisat historike dhe investimet e rëndësishme akademike të kësaj selie, po kështu kanë veshin tonë, mbështetjen tonë dhe fuqinë e plotë opozitare që do ti mbështesë në çdo hap që ata do hedhin për të ruajtur infrastrukturën akademike dhe për të detyruar Qeverinë që infrastrukturën e rëndësishme të drejtësisë ta bëj ashtu siç e kishim planifikuar tek Bulevardi i Ri i Tiranës me fondet e Bashkimit Europian.
Pyetje: Quhem Artemisa nga fakulteti i Drejtesise. Ky buxhet është gjithëpërfshirës dhe jo vetëm për Fakultetin e Ekonomisë. Pyetja ime është për një debat publik mbi masat shtrënguese fiskale dhe dobishmërinë e tyre që kanë përfshirë sëfundmi jo vetëm Shqipërinë por dhe disa vende të Bashkimit Evropian. Mendimi juaj lidhur me këtë. Faleminderit.
Zana Guxholli: Masat shtrënguese, efekt negativ në ekonomi
Eshtë me të vërtetë një debat mbarë botëror që ka përfshirë liderët e ekonomisë si dhe qeveritë. Cfarë duhet aplikuar në kohë krize dhe pas krize në këtë vit të parë? Eshtë shtrëngesa fiskale apo stimuli fiskal? Po të shikojmë se si kanë vepruar ekonomitë qoftë evropiane qoftë amerikane etj, ne vëmë re që ka vërtet dy përqasje, ajo e shtrëngesës e osteritetit dhe ajo e stimulit, pra nxitja e ekonomisë nëpërmjet politikave të ndryshme. Nuk ka një përgjigjie definitive që të thuash se cila është receta më e mirë përfundimisht dhe që duhet ndjekur. Duhet parë në përshtatje me kushtet e cdo vendi, ekonomitë e zhvilluara dhe në cfarë stadi të krizës apo të rimëkëmbjes ato ndodhin në ekonomitë në zhvillim si dhe në cfarë kushtesh ndodhen këto ekonomi. Shembujt më tipikë që ne të gjithë njohim apo kemi degjuar jane ekonomia e SHBA apo po të marrim Europën, kemi shembullin e Gjermanise apo vendeve që kane ndjekur të njejtin model; si Hollanda apo Austria, etj. Të gjithë e dimë që Gjermania është implementuese apo njihet si partizane e masave shtrënguese. Masa të cilat në një farë mënyre iu imponuan dhe ekonomive të vendeve të tjera si Greqia, Portugalia, Irlanda etj. Tani përgjigja është: A janë këto vende me mirë pas këtyre politikave shtrenguese fiskale? Përgjigja është jo, me gjithë paratë që vërshuan drejt tyre si ndihmë, si rez
ultat i shtrengesave që ato pranuan. Për fat të keq ato ekonomi nuk kanë atë gjendje që duhet të kishin. Ndërsa po të krahasojme Ameriken e cila pershtati një politike dhe reforma relativisht të buta simuluese duke shkuar 1/3 ne favor të uljes së taksave dhe 2/3 duke manipuluar me masa dhe reforma te tjera, pavaresisht se papunësinë nuk e ka aq të ulet sa e ka Gjermania, ka rritje shumë më të madhe se sa Gjermania. Pra nuk ka një pergjigjie fikse. Ka studime të koheve të fundit të cilat do t’ua rekomandoj studënteve të ekonomise, të shkollës së Kenedit, të Universitetit te Harvardit si dhe të departamentit federal të energjisë, ku shumë qarte provohet dhe demostrohet se politikat duhet të jenë të avancuara dhe në kohë krize ekonomia do oksigjen, dhe nuk është asnjëherë më i rendësishëm balancimi i buxhetit se sa rritja dhe frymëmarrja e ekonomisë.
Pyetje: Quhem Arjon Geca nga fakulteti i Drejtësisë, keni kritikuar rritjen e defiçitit dhe borxhit buxhetor, pyetja ime është veçanërisht për borxhin publik, a do të rritet drejt niveleve të paparashikueshme dhe të papërballueshme për të ardhmen?
Ridvan Bode: Rrisin taksat për të rritur luksin e tyre
Kjo çështja e defiçitit dhe borxheve në fakt, është kthyer në një gogol nga ana e Ramës për të gënjyer dhe për të larë duart e veta. Ne jemi vendi që përgjatë periudhës së krizës përballuam rirskun e rritjes së shpejtë të borxhit publik dhe kemi pasur përgjatë katër viteve të krizës një rritje të borxhit publik të parametrave 4.5% të PBB, ndërkohë që mesatarja e vendeve të rajonit tonë, që janë vende me defiçit shumë më të ulët se sa Shqipëria, kanë pasur një rritje prej 18.5%. Dhe rreth vitit 2012 edhe vendet si Mali i Zi dhe Serbia që ishin dikur me nivel të ulët të borxhit publik kaluan në nivelin tonë. Dhe Maqedonia që ishte me 40% borxhi publik, i shkoi dhe asaj 50% borxhi publik. Çështja e rritjes së borxhit publik ishte një sëmundje e përgjithshme, sidomos vendet që ishin në tregjet globale patën një rritje shumë të shpejtë, për shkak të rritjes së kostove të borxhit. A është i lartë apo i ulët, sigurisht që parametrat e dikurshme kanë qënë që vendet në zhvillim si vendi ynë do ta kishin rreth 50% nivelin. Ne arritëm drejt 53% pastaj nuk i qëndruam dot presionit të krizës dhe gradualisht për të përdorur stimuj fiskalë, që të mos arrinim në këto ditë që ka arritur ekonomia shqiptare, për ta mbajtur jashtë krize e çuam nga 53 deri në 61% në fund të vitit 2012. Cështja osteritet apo nxitje e ekonomisë në sistemin fiskal mendoj se është një cështje që është shumë e bukur për ta dëgjuar në debatin akademik. Tashmë në të gjithë botën ka prevaluar nevoja për të marrë masat për rritjen e ekonomisë. Ajo që po ndodh në ekonominë shqiptare nuk është osteritet fiskal, taksat po rriten jo për të ulur dhe për të tërhequr shpenzimet e qeverisë, taksat po rriten sepse duan të kompensojnë rritjen që po bën. Shikoni se c’ndodh? Në tre katër vjet ne i kemi mbajtur shpenzimet totale të buxhetit në parametrat 28 për qind të prodhimit të brendshëm bruto, sepse nevoja për të lënë për biznesin dhe qytetarët gjithë 100 përqind në dy vite 2012, 2011, i është lënë qytetarëve dhe biznesit. Nuk kemi bërë zgjerim të taksave, përkundrazi kemi ulur taksat edhe në këto vite për të mundësuar që atë pak prodhim të përgjithshëm që kemi realizuar në këto dy vite ta lëmë në dispozivion të qytetarëve. C’ndodh këtë vit që jemi 2014-2015? më 2014, 73 për qind e prodhimit të brendshëm bruto jo të realizuar por të programuar nga qeveria e kanë tërhequr në formën e taksave shtesë. Në vitin 2015 mendojnë që 60 për qind e prodhimit të brendshëm bruto do të tërhiqet në formën e taksave nga ana e qeverisë. dhe kemi një rënie të menjëhershme të mundësive që kanë qytetarët për të mbijetuar dhe të biznesit për të investuar. 28 për qind I kishin shpenzimet tani i kanë cuar 31.4-31.5. përqind e prodhimit të brendshëm bruto është vlerë për 460 milion dollarë që ata do të rrisin taksat për vitin që vjen. në qoftë se qeveria do të ishte përmbajtur për të qëndruar në parametrat që kishin të shpenzimeve totale, pra një qeverisje të vogël që thoshim ne, atëherë nuk do të kishte nevojë për të rritur taksat dhe të bënin që 100 përqind të prodhimit të brendshëm bruto edh në këtë vit t’ia destinonin qytetarëve dhe biznesit. Ata kanë rritur shpenzimet por nuk kanë rritur investimet, investimet janë më pak. janë 30-40 përqind nën mesataren disavjecare. Kanë rritur shpenzimet qeveritare, shtojnë policët, shtojnë pagat e policëve, rritin shpenzimet operative të adminsitratës dhe të qeverisë. As investime, as shëndetësi, as arsim, që mund të ishin prioritetet e tyre. Pra nuk kemi të bëjmë me një politikë, ne nuk jemi kundër osteritetit, ne jemi kudnër rritjes së taksave për të rritur luksin qeveritar. 3 për qind janë rritur shpenzimet, 3 për qind e prodhimit të brendshëm bruto që do të thotë rreth 450-460 milion dollarë janë rritur shpenzimet. kjo kërkon kompensim dhe kompensimi vjen nga rritja e taksave.
Pyetje: Meqenëse situata ekonomike në Itali dhe Greqi prej vitesh nuk është mirë a mendoni se kjo ndikon në Shqipëri?
Arbi Agalliu: Kjo paketë fiskale mban larg investitorët
Përshëndetje quhem Arbi Agalliu, koordinator i PD, ekonomist në profesion. Pyetja është shumë me vend, ne rrethohemi nga shtete të zhvilluara apo shtete të cilat kanë resurse që ne mund ti përdorim shumë mirë për zhvillimin ekonomik dhe kjo ka të bëjë me filozofinë tonë për të bashkëpunuar me këto shtete. Eshtë e vërtetë që edhe Greqia apo edhe Italia ku ne kanalizojmë afro 70% të totalin tonë tregtar po pëson dhe ka kaluar në një vështirësi ekonomike, e cila ka ndikuar jo pak në realitetin e tyre ekonomik. Por pyetja që ne duhet të shtrojmë është se çfarë do të bëjmë ne, në mënyrë që atë potencial ndoshta më të vogël nga vitet e kaluara që ka Italia apo Greqia, për ata biznesmenë të cilët dëshirojnë të kryejnë investime të huaja në Shqipëri, cila do të jetë politika jonë ekonomike që ne ti tërheqim në Shqipëri? A do tu ofrojmë ne një paketë fiskale e cila do të jetë në favor të tyre apo do të krijojmë ne një paketë fiskale e cila i mban larg investitorët e huaj? Një paqartësi në paketën fiskale, një ndryshueshmëri në vazhdimësi krijon një mos-vizion të tyre se çfarë do të ndodhë në Shqipëri. Pasiguria është risku apo rreziku më i madh që ka një biznes sot, nëse është i pasigurtë ai nuk shkel kurrë këtu. Kështu që, detyra e qeverisë shqiptare, detyra e të gjithëve ne është që të krijojmë një siguri tek investitori duke i parashtruar atij një platformë, një strategji zhvillimi ekonomik disa vjeçar dhe jo duke e ndryshuar atë sot për nesër dhe në vazhdim. Kështuqë sado që të jetë problematike situata tek fqinjët tanë nuk mund ta shikojmë të pavarur nga mënyra se si ne e menaxhojmë, nga strategjitë tona të zhvillimit ekonomik, e kundërta, dhe sikur ata të mos kishin probleme ekonomike, nëse ata do të ndiheshin të pasigurtë të jeni të bindur që nuk do të vinin tek ne. Kështu që, për ta përmbyllur atë pyetje që ju bëtë, vetëm një paketë fiskale me frymë liberale e orinetuar drejt biznesit, drejt nxitjes së sipërmarrjes së lirë, vetëm atëherë do të sjellë në dyert tona individë që trokasin për të investuar, në të kundërt jo vetëm që nuk do të vijnë por madje do të përflitemi siç po përflitemi
për një mos siguri në investimet e huaja direkte.
Pyetje: Përshëndetje, jam Jurgen Maho nga Fakulteti i Ekonomisë brenda Universitetit Europian të Tiranës, cilat janë reformat ku do të fokusohet vendi jonë për ndryshimin e klimës së biznesit?
Lulzim Basha: Taksa të ulëta, stimulim të biznesit
Eshtë një pyetje shumë e mirë për qeverinë Jurgen, por edhe për opozitën, se opozita bëhet qeveri pastaj. Reformat ku ne do të fokusoheshim do të ishin krejt e kundërta e kësaj që qeveria po bën sot. Reforma strukturore, të cilat krijojnë siguri tek biznesi, rrisin sigurinë tek investitorët e huaj, bëjnë të mundur që kapitali të vijë në Shqipëri, të hapë vende pune. Për çfarë? Për Sektorët strategjikë. Por cilët janë sektorët strategjikë? Jo policia, as INUK-u dhe as policia e burgjeve, të cilat janë prioritetet e kësaj qeverie. Për ne është bujqësia, është turizmi, është agroindustria, është energjia. Atëherë çfarë bëhet? Bëhet e mundur përmes stimujve fiskalë, përmes dedikimit të fondeve publike, një infrastrukturë ndihmëse për këto sektorë që kostoja e prodhimit në këto sektorë, të jetë tërheqëse si për investitorët vendas ashtu edhe për investitorët e huaj, që kapitali të vijë, që të mos kemi vetëm 6 lekë ku….dhe pastaj të bëhen 8 dhe pastaj të bëhen 10. Të rritet sa më shumë mundësia për investime të huaja. Kjo kërkon një strategji të qartë përsa i përket sektorëve prioritarë. Kush janë sektorët prioritarë për këtë qeveri? Ju jeni studentë të ekonomisë, ju e e dini se cfarë do të thotë kjo më mirë se sa publiku i gjerë. A mund të më thoni se cili është sektori prioritar i kësaj qeverie, sipas jush? Nuk ka prioritete ekonomike, nuk ka krijim të hapësirës, si krijohet hapësira? Shteti e krijon atë si duke u tërhequr aty ku është invaziv ashtu dhe duke investuar aty ku duhet shtuar kjo hapësirë. Privatizimet e sektorëve strategjikë bëjnë të mundur përthithjen e investitorëve të huaj, bëjnë të mundur investime të mëdha kapitale që shteti vet nuk është në gjendje të bëjë, ose nuk i bën dot me efiçencë. Rrit prodhimin, rrit potencialin, rrit punësimin. Reformat strukturore të eknoomisë shqiptare, të sektorëve strategjikë me përparësi privatzimin e tyre, taksa të ulëta dhe çdo taksë që mblidhet shkon për investime dhe jo për shpenzime dhe luks qeveritar. Nuk do shpikim rrotën ne. Kjo është formula e suksesit, është dëshmuar katërcipërisht në ekonomitë e konsoliduara dhe ato në tranzicion, dhe ato në vështirësi. E kemi bërë këtë dhe ka pasur sukses. Prandaj përgjigjia shkurt është e kundërta e kësaj që po bën kjo qeveri. Jo rritje, por ulje taksash, konsolidim i sistemit energjetik, investime në këtë sistem, por jo abuzivizëm. Ke një faturë abuzive, pastaj çon një tjetër dhe pastaj shkon ti mbledhësh tek dikush që sapo e ke hequr nga puna. Po ku të çon gomari, nëse ke akoma gomar, se mund të të ketë ikur dhe gomari ndërkohë. Prandaj them që kjo qeveri ka humbur lidhjen me realitetin. Sepse në mënyrë të tillë është taksuar në mesjetë. Pra, sa do ta taksojmë, sa para na duhen. Do bëjmë luftë me vendet fqinje, sa para na duhen aq do i taksojmë bujkrobërit. Kjo nuk është mënyrë e të menduarit në një shoqëri të lirë. S’mund ta trajtosh shqiptarin si skllav apo bujkrob. Por në funksion të çfarë? Të luftës së pronës së shqiptarëve. Se për çfarë duhen 1100 policë, 300 të INUK e 400 të burgjeve. Mungesë totale vizioni,e bashkuar me arrogancë dhe me një vizion të vjetruar majtist për shtetin si përgjigje e të gjithave. Jo, shteti është problemi. Cila është gënjeshtra më e madhe e botës, sipas Presidentit Regan, …..”kam ardh nga qeveria dhe dua t’iu ndihmoj”. Qeveria duhet të krijojë kushtet për konkurrencë të lirë dhe të ndershme, për më shumë kapital në duart e sektorit privat, për taksa më të ulëta. duhet ta bëjë këtë dy herë dhe dyfish më e përkushtuar në kohë krize. Prandaj pa asnjë frikë, përkundrazi duke i yshtur që ta marrin platformën tonë, propozimi ynë i parë ishte që të kthehemi në nivele konkurence rajonale me sistemin tonë të taksave të kërkojnë një ndjesë të thellë për amullinë që kemi bërë në këto 15 muaj, pasigurinë juridike që kemi krijuar tek investitorët e huaj, jo 10, po 9 përqind t’ua bëjnë taksën shqiptarëve që punojnë dhe prodhojnë dhe të shtrëngojmë rripin e qeverisë, lulishteve, poltronit, ndricimit e shpenzime të tjera për të cilat lekët merren po nuk i shikojmë as se ku po shkojnë. Cdo lek i qytetarit shqiptar duhet të kthehet në investime publike që i shërbejnë qytetarit shqiptar për shërbimet esenciale për të cilat ekziston shteti.
Pyetje: Fondi Monetar Ndërkombëtar ka deklaruar se reformat e qeverisë janë në rrugën e duhur. Ju a ndani të njëjtin mendim me FMN?
Sorina Koti: Qeveria po dështon në kërkesat e FMN
Mund të themi që takimi i tretë i FMN me qeverinë ka qenë i dështuar. Madje ata kanë ikur dhe pa dhënë një deklaratë rreth diskutimeve dhe përfundimeve që kanë nxjerre gjatë diskutimeve të tyre. Por nuk mund të themi që ky është një debat që ka lindur tani. Eshtë nje debat që ka nisur që para një viti që kur u nënshkrua marrëveshja e FMN me Shqipërinë. Problemi tjetër është që kësti i tretë nuk është disbursuar akoma. Kemi një performancë shumë të dobët të mbledhjes së të ardhurave nga doganat, nga administrate tatimore, e cila sjell dhe këtë ngërç që ka ekonomia në këto momente. Nëse themi që paketat e nënshkruara nga FMN me qeverinë kanë qenë tri, atëherë paketa e parë është aplikuar tani presim që në Janar të aplikohet paketa e dytë. Do të thotë që jemi në një ngërc financiar realisht serioz. FMN ka kërkuar një shtrëngim dhe një riaplikim dhe një ristrukturim të reformave strukturore dhe rregullatore. Pikat kryesore ku FMN ka kërkuar një vëmëndje më të madhe nga qeveria kanë qenë pensionet dhe energjetika. Për reformën në energji mund të themi që përvec dëshirës për rritje të cmimit nuk kemi dicka tjetër reale. Atëherë pozicioni i FMN me qeverinë është shumë i largët. Nuk mund të themi që kemi një performancë të mirë.