Kryetari i Partisë Demokratike mbledh në tryezë përfaqësuesit e pensionistëve, të personave me aftësi të kufizuar, të sindikatave, të biznesit dhe ekspertët e fushës, për të kundërshtuar efektet dramatike që do të sjellë në ekonominë shqiptare plani i qeverisë për rritjen e cmimit të energjisë dhe çmimit të naftës
Kryetari i Partisë Demokratike thirri sot një tryezë për energjinë elektrike, me përfaqësues të grupeve të interesit, specialistë të fushës, ku u shpreh shqetësimi i thellë për projektin që ka qeveria për rritjen e cmimit.
Duke bërë një analizë të situatës së vështirë ekonomike ku gjendet vendi, basha konstatoi se qeveria nga premtimi për ulje të cimimit të energjisë, po shkon në drejtimin e kundërt, të rritjes së saj, duke e rënduar edhe më shumë varfërinë e të paktën 2 milionë shqiptarëve që do të preken nga ky vendim.
“Familjet shqiptare janë në ankth për shkak të rritjes së paralajmëruar nga qeveria të çmimit të energjisë elektrike. Cdo ditë përsërit të njëjtin refren për t’ia fshehur mbi 2 milion shqiptarëve koston që do të sjellë në jetën e tyre rritja e çmimit të energjisë. Pse zoti kryeministër nuk tregon se sa do të jetë çmimi i energjisë? Cfarë po fsheh? Pse ka frikë të përballet me qytetarët e tij?”, deklaroi Basha.
Kryetari i Partisë Demokratike dënoi edhe goditjet selektive të qytetarëve me fushata policore, duke denoncuar faktin se miqtë e qeveria ia hedhin kollaj, ndërsa janë lëshuar si bandë mbi ata që nuk sigurojnë dot ushqimin e ditës.
Basha u ndal edhe tek skandali i Edi Ramës me kompaninë CEZ, skandal që po e ndjejnë qytetarët në xhepat e tyre.
“S’e pati fare të vështirë madje na e shiti si arritje të madhe megavjedhjen, skandalin e faljes së 600 milion eurove detyrime të pranuara të kompanisë CEZ kundrejt shqiptarëve. Me këto 600 milion euro kryeministri mund te kishte investuar ne permirmisimin e sistemit dhe nuk do te kishte nevoje te rriste çmimin. Por nuk e beri. Zgjodhi qe këtë tua faturoje qytetareve”, tha Basha.
Kryetari i Partisë Demokratike denoncoi edhe faktin se prej një viti qytetarët janë përballur me mbi-faturime të energjisë. Detyrimet e tyre janë dyfishuara krahasuar me periudha të njëjta të vitit 2012. Askush nuk i merr ne konsideratë ankesat e tyre. Askush nuk i dëgjon.
“Rritja e çmimit të energjisë elektrike në një kohë kur treguesit e varfërisë janë në rritje, ndërsa treguesit e zhvillimit ekonomik dhe ato të të ardhurave për qytetarët janë në rënie të vazhdueshme, është shprehje e një cinizmi të skajshëm, karakteristik për qeveritë që humbasin çdo lidhje shpirtërore me qytetarët e vendit të tyre, çdo lidhje me realitetin”, deklaroi Basha.
“Rritja e çmimit të energjisë elektrike, i akcizës së naftës dhe taksave të tjera që ka planifikuar të rrisë kjo qeveri janë paralajmërimi i sigurtë i thellimit të sigurtë të recesionit ku e futi ekonominë e vendit këtë vit. Efektet zinxhir të rritjes së çmimit të energjisë energjisë do të ndihen në produktet kryesore të konsumit për gjithë familjet shqiptare. Efektet e rritjes së akcizës së naftës do të jenë tepër negative jo vetëm për konsumatorët pa përjashtim, por edhe për ekonominë në tërësi”, shtoi Basha.
Në këtë tryezë, eksperti Mateo Spaho ka treguar në mënyrë të detajuar efektet që do të sjellë në ekonominë familjarë rritja e cmimit të energjisë dhe rritja e cmimit të naftës.
“Kemi ndërtuar një model mbi efektet e rritjes së çmimit të energjisë dhe rritja me 12 lekë e karburanteve. Kemi llogaritur efektet që do të kenë në xhepat e shqiptare dhe në rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Kemi bërë një llogaritje mbi mallrat më të rëndësishme të shportës sikur çmimi të rritet vetëm 15 përqind, pra jo mesatarizimi, nga 7.7 në 8.8 dhe rritje me 12 lekë të çmimit të karburantet dhe impakti që do të ketë në rritjen e çmimit të bukës, vezës, djathit, qumështit etj. Kemi llogaritur për familjet e varfëra që marrin 30 mijë lekë në muaj dhe ato mesatare me 50 mijë lekë në muaj.
Buka ka një kosto për 24 lekë për t’u prodhuar vetëm nga energjia. Meqë kostoja e një buke është pak a shumë 50 lekë, i kemi shumëzuar dhe kemi parë që do të kemi një shtesë të kostos prej 1.8 lekësh të reja. E njëjta gjë ndodh për vezën, qumështin, djathin ku kemi kontributin e energjisë elektrike në koston e tyre përfundimtare. Familjet që marrin 30 mijë lekë në muaj do të humbasin 2.5% në fuqinë e tyre blerëse vetëm nga rritja me 15% e rritjes së çmimit të energjisë elektrike, pa llogaritur çmimin e karburanteve. Familjet që marrin 50 mijë lekë në muaj do të humbasin 1.5% në fuqinë e tyre blerëse dhe mirëqënien e tyre. Në fakt në produktet e shportës shumë e më shumë, dhe efekti pritet të jetë më i madh, në një kohë që rritja e çmimit e energjisë mund të jetë edhe më e madhe se 15% që e kemi llogaritur ne.
Për taksën e dytë, rritjen e taksës së karburanteve. Çdo vit në Shqipëri zhdoganohen rreth 450 mijë tonelata karburantesh për të gjithë mjetet motorrike. Ka në përdorim 400 mijë makina dhe do të thotë se në vit një përdorues makine kosnumon mesatarisht 1100 litra karburant. Nëse bëjmë një llogaritje të thjeshtë duke shumëzuar 12 lekë për litër me konsumin mesatar atëhere janë 14 mijë lekë të reja dëmi që i shkaktohet secilit përdorues makine. Nëse një familje e farfër ka një makinë, fuqia e tyre blerëse do të ulet me 3.9% ndërsa familjes mesatare me 2.3%. Kjo është ulje e mëtejshme. Por në vendet e Europës jemi të 16-tët në krahasim me 50 shtetet e kontinetit për nga niveli i çmimit. Një rritje e kësaj takse me 12 lekë do të bëjë që benzina do ti kushtojë shqiptarit rreth 1.91 dollarë dhe nafta 1.81 dollarë. Por një europian e ka mesatarisht 3.25 herë më shumë fuqinë blerëse se një shqiptar. Që një shqiptar të paguajë 200 lekë për litër është e barabartë që një europian të paguajë 700 lekë për litër ose 5 euro.
Efekti i përbashkët i këtyre dy taksave të energjisë dhe naftës, është një humbje prej 230 mijë lekësh të vjetra për çdo familje shqiptare, për familjet e varfëra me 30 mijë lekë në muaj është një humbje prej 6. 35 % të fuqisë së tyre blerëse. Për familjet me të ardhura 50 mijë lekë ka një humbje prej 3.8 % në fuqinë e tyre blerëse”, sqaroi eksperti Spaho.
Përfaqësuesit e grupeve shoqërore që kanë nevojë për mbrojtje në lidhje me cmimin e energjisë, u shprehën kundër planit që ka qeveria.
“Unë nuk jam as i majtë dhe as i djathtë, nuk jam i politizuar. Por, për të drejtat e mia, në çdo qeveri, unë zërin do ta ngre. Kemi takuar edhe para Parlamentit z.Stephan Fyle, i cili na premtoi që çmimi i energjisë elektrike nuk do të ngrihet. Ne do të kritikojmë çdo qeveri, me paraplegjikët nuk do të tallet askush. Për çmimin e energjisë elektrike ne do të kundërshtojmë, unë jam i pari që do të kundërshtoj. Kryeministri sot e di shumë mirë se si një p
araplegjik në Itali, Gjermani, Zvicër i ka kushtet. Një para dhe tetra plegjik shtëpinë e ka falas dhe energjinë elektrike e ka falas, kurse këtu neve nuk e përballojmë dot me këto çmime. Ne do të protestojmë për të drejtat tona” u shpreh përhaqësuesi i shoqatës së Para dhe Tetraplegjikëve.
“Përfaqësoj shoqatën në ndihmë të fëmijëve jetim. Këto ditë kam pasur shumë gra që rrisin fëmijë të vetme, fëmijë jetim dhe kishin një shqetësim. Ato nuk kanë të paguajnë se janë me lista nëpër dyqane, vetëm për të ushqyer ato fëmijë e jo më për të paguar shumat e mëdha që i vënë nëpër sahate. Shqetësimi i tyre ishte, mirë që do na fusin në burg, se këta po bëjnë shtet policor, po fëmijët tanë ku do shkojnë”, tha Hajrie Hasanaj:
Gëzim Kalaja u spreh se Bashkimi i Sindikatave po bëhet gati për protesta.
“Shqiptarët po shohin me sytë e tyre varfërimin e tejskajshëm me vendimet që po merr kjo qeveri, me një kryeministër i cili nuk merret me menaxhimin e ekonomisë kombëtare. Jam këtu për të komunikuar një vendim politik të Bashkimit të Sindikatave Shqiptare, se do të fillojë protestat me 22 nëntor, për arsye të ngritjes së energjisë elektrike, për arsye të pezullimit të lejeve të ndërtimit në gjithë Shqipërinë, i cili ka sjellë një impakt dhe pasoja të jashtëzakonshme, ka sjellë heshtjen e industrisë së ndërtimit që do të thotë me qindra punëtorë kanë dalë në rrugë, që çimentoja që prodhohet në Shqipëri mos të ketë treg shitjeje, që do të thotë largimin e investitorëve të huaj, mbylljen e fabrikave dhe daljen e punëtorëve të papunë. Rritjen e çmimit të karburantave, vendosjen e 21 taksave në momentin e marrëveshjes me Fondin e Monetar Ndërkombëtar, vendosjen e 10 taksave të reja dhe mos stabilitetin e Ministrisë së Financave ndaj Taksave që u vendos Shqiptarve. Në çdo tre muaj ka një politikë shtrënguese të taksave në Shqipëri”, tha Kalaja.
“Unë si përfaqësues i prodhuesve dhe i përpunuesve, rritja e energjisë tek ne ka efekt tek të dy këto lloj biznesesh. Pra do të kemi një kosto në lëndën e parë, dhe më pas do të shkojë tek përpunuesi pra duke shtuar 15% të rritjes së energjisë, nëse do të jetë kaq, plus 20% e kësaj rritje. Kjo rritje do të na cojë në një falimentim të sigurtë dhe është orgurzesë për këtë lloj biznesi. Duhet ta kundërshtojmë me forcën tonë popullore sepse mund të përballemi me disfata të tjera”, tha Edison Balla, prodhues dhe përpunues.
Përfaqësuesi i shoqatës të së verbërve të Shqipërisë u shpreh se personat me aftësi të kufizuar po shikojnë çdo ditë e më shumë se të drejtat e tyre vështirësohen shumë. “Për sa i përket energjisë elektrike, qeveria po godet pjesën më të madhe të atyre familjeve që nuk e kalojnë 300 kv energji elektrike në muaj. Pra po goditet pjesa më e madhe e këtyre familjeve dhe në mënyrë të veçantë personat me aftësi të kufizuar. Gjendja e jonë ekonomike është shumë e rëndë dhe me këto tarifa të pensioneve plus dhe rritjes së jetesës është bërë tepër e vështirë arritja e kushteve minimale”.
Po kështu kundërshtoi edhe përfaqësuesi i shoqatës së pensionistëve të Shqipërisë.
“Nga një përllogaritje e thjeshtë mund të themi se vlera e akorduar nga qeveria për subvencionimin është një vlerë që nuk plotëson as një të katërtën e njerëzve në nevojë. Shuma që do të indeksojë të gjitha kategoritë përfituese nga rritja e çmimit të energjisë është plot 160 lekë të reja. Pra është një shumë qesharake dhe tepër e ulët në një kohë kur bëhet fjalë për një heqje fashojë të energjisë elektrike. Nuk bëhet fjalë vetëm për një rritje të çmimit të energjisë elektrike, pasi kjo do të pasohet edhe me rritje të tjera të çmimeve për produktet që konsumojmë. Gjendja ekonomike në të cilën ndodhet mosha e tretë e ka të pamundur që ta përballojë çmimin e ri të energjisë elektrike”, u shpreh Osman Terziu.
Ish-Kryeministri Berisha, i pranishëm në takim, i cilësoi politikat e qeverisë në favor të të pasurve dhe në kurriz të atyre që nuk kanë.
“Fasha është një detyrim për cdo qevri të një vendi në stadin tonë të zhvillimit. Ajo është një garanci. Ndërsa tani këta që kanë më pak po tatohen dhe po u rriten taksa të paktën me 40% kurse ata që kanë me shumë dhe konsumonin për komoditetin e tyre më të madh 700 apo 800 kilovat tani do paguajnë si këta. Dhe e bën këtë ky që ngrihej kundër taksës së sheshtë 10%, tani vendos taksën e sheshtë për të varfërit dhe lehtëson ata që kanë”, u shpreh Berisha.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha theksoi qëndrimin e Partisë Demokratike:
“Kërkojmë sot nga qeveria të mos rrisë në asnjë mënyrë çmimin e energjisë, por të marrë masa drastike për mirëadministrimin e Kompanisë së Shperndarjes, uljen e humbjeve, dhe kryerjen me emergjencë të investimeve të duhura në rrjetin e shpërndarjes. Qeveria të përmbushë detyrimet e saj para se të kërkojë sakrifica nga qytetarët. Ne kërkojmë sot amnistimin e faturave abuzive të vendosura nga kompania CEZ ndaj të gjitha familjeve”, u shpreh Basha.