Partia Demokratike denoncon rastet ekstreme të faturimit të një familejeje të komunitetit rom me 31 milionë lekë. Salianji viziton banorët e kërkon zgjidhje që vjen nga konsuleca juridike, vendosja e sahatëve matës dhe pagesa më këste të ulëta.

Banorët e zonës së Fushës së Druve të Njësisë 4 në Tiranë, po vuajnë këto ditë kushte ekstreme të mbijetesës, për shkak të papërgjegjshmërisë dhe arbitraritetit të qeverisë. E gjithë zona ku banojnë më shumë se 200 familje është në errësirë prej tre javësh. Shkaku kryesor janë faturat abuzive të energjisë, të papërballueshme edhe në kushte normale. Edhe më të papërballueshme janë për këtë komunitet rom, të cilët vuajnë nga papunësia e plotë dhe mungesa e shanseve për të jetuar. Një prej këtyre familjeve, që ka vetëm një televizor dhe llampë, është faturuar 31 milionë lekë. Një kryefamiljar denoncon rastin e arrestimit të vajzës së tij. Ai thotë se policia nuk i la kohë sa të gjente para borxh për të paguar dritat. Vajza e arrestuar ka fëmijë të vegjël për të mbajtur.

Drejtuesi i departamentit për të Drejtat e Njeriut në Partinë Demokratike, vizitoi banorët dhe u shpreh se qeveria ka detyrimin të ofrojë një zgjidhje. Zgjidhja sipas tij konsiston në dhënien e asistencës ligjore, vendosjes së sahatëve matës, dhe pagesës me këste të ulëta.

“Kam 31 milionë lekë fatura. Më kanë ardhur me 900 mijë, 600 mijë, 700 mijë në muaj. Kjo është e paarritshme”, u shpreh një banor duke u ankuar për faturat aforfe.

“I kërkojmë qeverisë që këto zona duhet të shikohen me prioritet dhe duhet të ketë diskriminim pozitiv, për shkak të situatës në të cilën ndodhen por edhe për shkak se komuniteti rom dhe egjiptian, janë një komunitet që ka problematikat dhe specifikat e veta. Duhet të vijnë dhe tu japin asistencë ligjore qytetarëve dhe t’u thonë se si bëhet kontrata e rregullta me Operatorin Shqiptar të Energjisë Elektrike. Qytetarët këtu janë të gatshëm të paguajnë, qeveria nuk u vjen. Qytetarët këtu janë të gatshëm të paguajnë, qeveria ua lë fëmijët në errësirë duke ua lënë pa shkollë, duke u hedhur mundin poshtë. Në vend që të progresojë të drejtat e njeriut, jemi në një regres të theksuar dhe po e çon poshtë e më poshtë këtë shoqëri. Çfarë do të bëjnë këta qytetarë të cilët i shohim që kanë banesa modeste, jetojnë në errësirë të plotë. A ju erdhi dhe ju premtoi parajsën? Ju ka sjellë ferrin. Ju tha që do t’u gjejë punë? A jua hap zyrat sot? E gjitha lagja këtu, me rreth 200 shtëpi, nuk harxhojnë energji as 1.5 milionë lekë sa ka harxhuar dhe vjedhur drejtori i OSHEE-së në Lushnjë. Atë e kanë bërë drejtor. Ka vjedhur 1.5 milionë lekë dhe e kanë bërë drejtor në Lushnjë të OSHEE-së. Ju që jeni fukarenj dhe që nuk keni mundësi ju vendosin faturim aforfe 500 mijë lekë në muaj”, tha Salianji.

Salianji vizitoi disa banesë të qytetarëve rom në këtë zonë. Në një prej tyre, kur në shtëpi kishte vetëm një llamtë për ndiçim dhe një televizor, familja ishte faturuar 540 mijë lekë.

“Kjo banesë që është faturuar 540 mijë lekë të vjetra në muaj. Po a mund ti harxhojë këto një familje me një llampë dhe një televizior?”, tha Salianji.

“Ne e dimë që jemi në demokraci. Ne jemi romë. Ne e dimë se çfarë është jetesa. Por qeveria duhet të vërë dorë edhe për ne këtu”, apeloi një banore e këtij komuniteti.

 “Më kanë arrestuar vajzën 37 vjeçe, që ka një vajzë. U thashë që do ti paguaj. Do t’i marr edhe borxh por me ata nuk meresh vesh. U sollën si kriminelë. Janë sjellë më keq si kriminelë se vajza nuk merret ashtu. E morën me dhunë”, u shpreh një kryefamiljar.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 2 Dhjetor 2014